Napoli shkatërron Romën në ‘Olimpico’. Rezultatet e Serie A

212

As Claudio Ranieri nuk mund ta shpëtojë Romës, që vijon të jetë në rënie të lirë, teksa mesditën e sotme ka pësuar humbjen e radhës.

Verdhekuqtë u dorëzuan në “Olimpico” përballë Napolit, në sfidën të cilën e humbën me rezultatin e thellë 1-4 dhe vështirësojnë objektivin për një vend në zonën Champions.

Të besuarit e Ancelottit kaluan në avantazh që në minutën e dytë me anë të Milik, ndërsa Roma u rikthye në lojë në fundin e pjesës së parë, kur barazoi me Perottin.

Pjesa e dytë ishte tërësisht në favor të napolitanëve, që shënuan edhe tre herë të tjera, me Mertens, Ounas dhe Verdin, duke marrë një 3-pikësh me mjaft vlera në transfertë.

Në takimet e tjera, Fiorentina barazoi 1-1 në shtëpi me Torinon, ndërsa Spal fitoi 1-0 në transfertë me Frosinonen.