KLSH kallëzon Drejtorin e Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit Portual të Durrësit

343

 Bujar Leskaj çon në prokurori Gazmend Shalësin

 

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 415/1,
datë 20.04.2016, i ndryshuar ka zhvilluar auditim në Autoritetin Portual
Durrës, për periudhën 01.11.2013-30.04.2016 të veprimtarisë së këtij
autoriteti, në përfundim të të cilit KLSH ka rekomanduar 50 masa organizative,
35 masa për shpërblim dëmi dhe 21 masa disiplinore, si dhe me shkresën nr.
415/21, datë 2.11.2016 i ka përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës,
kallëzimin penal ndaj Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të APD, z. Gazmend Shalësin,
me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Nga auditimi ka rezultuar që APD dhe Buxhetit të Shtetit i është shkaktuar një
dëm total ekonomik në vlerën 217,142 mijë lekë, një efekt financiar negativ në
vlerën 169,432 mijë lekë, dhe një mospërmbushje e detyrimeve koncensionare për
investime në vlerën rreth 6.6 miliard lekë, si më poshtë:

Dëmi ekonomik: Në fushën e investimeve 122,707 mijë lekë; në fushën e
zbatimit të kontratave 49,898 mijë lekë; në fushën e prokurimeve 20,918 mijë
lekë; në fushën e pagesave të kundërligjshme në shpenzimet operative 10,902
mijë lekë; në fushën e shitjes apo dhënies me koncesion të pasurisë në vlerën
9,417 mijë lekë dhe në fushën e pagave dhe shpërblimeve 3,300 mijë lekë.

Efekti financiar negative: Në fushën e të ardhurave nga qiratë &
privatizimi 125,453 mijë lekë; në fushën e investimeve 26,096 mijë lekë dhe në
fushën e shpenzimeve korente 17,883 mijë lekë.

Mospërmbushje e detyrimeve kontraktore për investime: Detyrimi i
konçesionarit është në vlerën 4,143,000 euro; detyrimi i konçesionarit është në
vlerën 2,069,371 mijë lekë dhe detyrimi i konçesionarit është në vlerën
32,500,000 USD. Nga auditimi rezultuan një sërë shkeljesh të dispozitave
ligjore e nënligjore në fuqi dhe më konkretisht:

Shkeljet e konstatuara në
lidhje me procesin e shkarkimit, depozitimit dhe evadimit i tubacioneve,
materialeve të nevojshme si dhe makinerive të projektit TAP

Nga auditimi rezultoi që procesi i shkarkimit, depozitimit dhe evadimit të
tubacioneve, materialeve të nevojshme si dhe makinerive të projektit TAP është
realizuar nga kompania dhe jo nga vetë Porti i Durrësit, i cili sipas ligjit
është i vetmi Autoritet Portual në Republikën e Shqipërisë që gëzon të drejtën
për organizimin e shpërndarjen e ngarkesave (cargo) nëpër terminalet e tij,
duke krijuar kështu të ardhura të munguara për APD dhe Buxhetin e Shtetit në
vlerë 71,168,800 lekë. Kompania EMS-APO e cila ka kryer shkarkimin e
tubacioneve dhe të materialeve të tjera të TAP nuk ka patur licencën e
stivadorit dhe për rrjedhojë kompania 
nuk i ka paguar APD-së tarifën e ushtrimit të një aktiviteti të tillë,
në vlerën 3,600,000 lekë, vlerë e cila është e ardhur e munguar për APD dhe
Buxhetin e Shtetit. Porti i Durrësit nuk ka zhvilluar asnjë procedurë
konkuruese për përzgjedhjen e kompanisë stivadore dhe kompania  është lejuar të ushtrojë veprimtarinë e saj
në kushtet e një monopoli, duke mos lejuar shoqëritë e licencuara të
ngarkim-shkarkimit (stivadorët) të kryejnë përpunimin e anijeve. Kompania nuk
ka disponuar kapacitet e nevojshme për të kryer këtë shërbim, sipas kërkesave
të dërguara nga TAP me shkresën nr. 2170, datë 06.07.2015 dhe gjithashtu
kompania  nuk ka vënë dispozicion
dokumentacionin e kërkuar nga APD në kundërshtim me nenin 12.1.5 të marrëveshjes
koncensionare.

Shkeljet e konstatuara në
lidhje me marrëveshjen e lidhur për vlerësimin e planit të sigurisë

Nga auditimi rezultoi që: marrëveshja nr. 614, datë 25.02.2015, për
vlerësimin e planit të sigurisë, ndërmjet APD, DPD dhe shoqërisë, në vlerën
126,000 EUR, është lidhur në kundërshtim dhe në keqinterpretim të përcaktimeve
ligjore të bëra në Ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i
ndryshuar, me qëllimin e shmangies së konkurrencës. Referuar ekstraktit të
regjistrit tregtar, 75% e aksioneve të kompanisë zotërohen nga aksioner të huaj
të panjohur dhe të pa autorizuar nga organet e ngarkuara me ligj për sigurinë
kombëtare. Me shkresën nr. 115/8, datë 30.10.2014, është caktuar që përgatitja
e vlerësimit të sigurisë dhe hartimin e planeve të sigurisë në Portin e
Durrësit do të bëhej nga kompania dhe me Vendimin nr. 38, datë 05.11.2014 2014
Këshilli Drejtues i APD-së ka miratuar krijimin e një fondi për këtë qëllim, në
vlerën 16,000,000 lekë, duke mos u bazuar në asnjë referencë përsa i përket
përcaktimit të kësaj vlere. Vlera prej 126,000 Euro që i është likuiduar pa
asnjë procedurë prokurimi shoqërisë konsiderohet si dëm ekonomik për APD dhe
Buxhetin e Shtetit.

Shkeljet e konstatuara në
lidhje me likuidimet e bëra ndaj shoqërisë

Nga auditimi rezultoi që Autoriteti Portual Durrës (APD) ka likuiduar për
llogari Projektit BEI BERZH dhe shoqërisë për kalatën 7 dhe 8, vlerën prej
1,168,120.51 euro. Për likuidimin e kësaj vlere janë lidhur dy aktmarrëveshje
në vlerat 371,237 euro dhe 726,073 euro në kundërshtim me Ligjin nr. 9691, datë
08.03.2007 “Për ratifikimin e “Marrëveshjes financiare ndërmjet Këshillit të
Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve
(BEI) për financimin me kredi të Projektit “Ndërtimi i terminalit të trageteve
dhe shesheve përreth në Portin e Durrësit”; Ligjin nr. 9758, datë 21.06.2007
“Për ratifikimin e “Marrëveshjes së garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë
dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për marrëveshjen e
kredisë ndërmjet Autoritetit Portual Durrës dhe BERZH, për financimin e
projektit “Ndërtimi i terminalit të trageteve dhe i shesheve përreth në Portin
e Durrësit”; VKM nr. 775, datë 24.09.2010 “Për administrimin e financimeve të
huaja në Republikën e Shqipërisë”; pika 2, 12, 17, 21, 22; VKM nr. 692, datë
10. 11.2005 “Për miratimin e strategjisë së ripunuar “Konsolidimi i një sistemi
planifikimi të integruar në Shqipëri”, pika 6; Rregulloren e brendshme të
miratuar me Vendimin e Këshillit Drejtues nr. 69 datë 15.10.2012 të Këshillit
Drejtues të APD, pika 4, nënpika 7/i; VKM nr. 596, datë 10.9.2004 “Për
miratimin e statutit të Autoritetit Portual Durrës dhe për riorganizimin e
tij”, neni 9, pika 3; Udhëzimin e MF nr. 36, datë 10.08. 2009 “Për hartimin e
regjistrit të borxhit shtetëror dhe garancive shtetërore të huas”, neni 2;
Udhëzimin e MF nr. 22, datë 05.10.2011 “Për publikimin e të dhënave të borxhit
të qeverisjes se përgjithshme dhe hartimin e raportit te tij”, neni 7, pikat 5
dhe 6. Referuar shkresës së Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës nr.
7541, datë 12.12.2014, protokolluar në APD me nr. 689, datë 11.12.2014, Raporti
i Ekspertit teknik i njeh kontraktorit, vlerën prej 813,860.58 euro, të përbërë
nga punime shtesë në vlerën 149,178.15 euro; rregullime në çmim në vlerën
-252,214.21 euro; Paraja e mbajtur 829,109.12 euro; vonesa në pagesa 79.131.52 euro
dhe 50 % e kostos së DAP 8,656 euro. Sa më sipër, vlera prej 354,260.51 euro, e
cila përfaqëson diferencën ndërmjet vlerës së likuiduar ndaj PIU-t dhe shoqërisë
prej 1,168,120 euro dhe vlerës së njohur nga Raporti i Ekspertit, prej 813,860 euro,
konsiderohet si dëm ekonomik shkaktuar buxhetit të shtetit. Në rast se vlerës
prej 354,260.51 euro do t’i shtohet edhe vlera prej 87,787 euro, e cila
përfaqëson penalitetet e bankës për mosparaqitjen në kohë të dokumentacionit
dhe tërheqjen e fondeve të akorduara, dhe vlerën prej 44,330 euro, e cila
përfaqëson interesat që APD ka humbur nga kalimi i vlerave për llogari të PIUT,
dëmi total ekonomik që i është shkaktuar buxhetit të shtetit është 486,377 euro.

Gjetje të tjera nga auditimi

Nga auditimi rezultoi se nga ana e APD-së nuk është vënë në punë peshorja
elektronike, me vlerë investimi prej 47,994,000 lekë, qëllimi i së cilës ishte
përshpejtimi i procedurave të brendshme të operimit, rritja e sigurinë së
veprimeve të brendshme, miradministrimi i të ardhurave të APD-së dhe rritja e
cilësisë dhe shpejtësisë përkundrejt operatorëve, duke mos justifikuar kështu
kryerjen e këtij shpenzimi. Përpos kësaj në Terminalin e kontejnerëve në vitin
2015 është ndërtuar një peshore tjetër, pa asnjë dokumentacion nga Dogana
Durrës e cila disponon faktikisht dy peshore. Kompanitë koncensionare nuk kanë
zbatuar detyrimin kontraktor për të investuar në terminalet respektive të marra
me konçesion. Konkretisht detyrimet që kompanitë koncensionare duhet të
investojnë për të gjithë periudhën e koncesionit, janë detyrimi i konçesionarit
në vlerën 4,143,000 euro; detyrimi i konçesionarit në vlerën 2,069,371 mijë
lekë dhe detyrimi i konçesionarit në vlerën 32,500,000 USD. Deri më datën
30.04.2016 2016 nuk provohet të ketë investuar asnjë vlerë dhe nuk ka raportim
zyrtar nga njësia e zbatimit të projektit pranë MTI, si autoritet kontraktor
për këtë kontratë koncesionare, për investimin e kryer. Për këtë situatë, nga
APD i është kërkuar informacion zyrtar njësisë së zbatimit të projektit pranë
MTI, e cila nuk ka vënë në dispozicion asnjë lloj informacioni në lidhje me
investimet e kryera nga kompanitë koncesionare si dhe  edhe pse është një detyrim kontraktual. Deri
më datë 12.08.2016, datë në të cilën përfundoi auditimi, nga APD nuk
konfirmohet asnjë investim i kryer prej tyre. Sipas KLSH, marrëveshjet me
kompanitë koncensionare të përshkruara më sipër, duke mos kryer investimet e
përcaktuara në kontratat koncensionare respektive, kanë dëmtuar interesat e
ligjshme të Shtetit, si dhe kanë favorizuar këto kompani, çka përbën jo vetëm
shkelje të rëndë të legjislacionit në fuqi, por është dhe një shprehje
flagrante e mos zbatimit të ligjit. Në lidhje me këtë, KLSH ka rekomanduar që
nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i APD-së të prezantohen në organet
drejtuese vlerat e investimeve që kompanitë koncensionare kanë detyrimin
kontraktor për ti investuar, të cilat në total arrijnë në vlerën rreth 6.6 miliard
lekë (sipas kursit të këmbimit valutor të BSH të datës 04.11.2016) dhe në rast
të moskryerjes së investimeve të përcaktuara në marrëveshjet koncensionare, të
kryhet pezullimi i menjëhershëm i marrëveshjeve koncesionare, deri në kryerjen
e investimeve sipas marrëveshjes ose në rast të kundërt të zbatohen procedurat
ligjore për sanksionet përkatëse.

0       
Kompania
[X-4] ka në përdorim pajisje të sistemit të checkin-it elektronik në pronësi të
APD në vlerën 12,537,316 lekë, dhe nuk paguan asnjë detyrim ndaj APD.

         

25 procedura tenderimi, kualifikimi, shpallja fitues e operatorëve ekonomik nga
KVO, si dhe lidhja e kontratave, është kryer në mënyrë të padrejtë, veprim në
kundërshtim me Ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, i ndryshuar, VKM nr. 914 datë
29.12.2014 “Rregullat e Prokurimit”, Ligjin nr. 8485, datë 12.05.1999 “Kodi i
procedurës administrative të RSH”, i ndryshuar, nenet 115-120, çka ngarkon me
përgjegjësi komisionet e vlerësimit të ofertave.

         

3 raste dokumentacioni teknik i zbatimit dhe kolaudimit të punimeve të
ndërtimit nuk ka qenë i plotë dhe i saktë; në 3 raste korrespondencat e
subjekteve kontraktore dhe APD në lidhje me ndërprerjet e punimeve dhe kërkesat
për zgjatje afati nuk kanë qenë të justifikuara; në 3 raste dokumentacioni
teknik dhe ligjor i blerjes së mjeteve, pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit dhe
në 1 rast i blerjes së vajra dhe lubrifikante, nuk ka qenë i plotë dhe i saktë
duke krijuar në total një dëm ekonomik në vlerën 41,200 mijë lekë dhe një efekt
financiar negativ në vlerën 26,095 mijë lekë.

         
Për
periudhën objekt auditimi, në APD janë punësuar gjithsej 190 punonjës, si dhe i
janë ndërprerë marrëdhëniet e punës 383 punonjësve. APD është palë në 63
procese gjyqësore, nga të cilët kanë përfunduar 34 prej tyre, ku në 18 raste
APD ka humbur dhe në 16 raste APD ka fituar procesin gjyqësor.

         
Nga
proceset gjyqësore të përfunduara deri më datë 30.04.2016, APD ka paguar vlerën
17,882,656.44 lekë për 17 punonjës, vlerë e cila për APD përbën efekt financiar
negativ. Pavarësisht ndjekjes në të gjitha shkallët e gjykimit dhe kontestimeve
nga APD të vendimeve të gjykatave, për dëmshpërblimet, si pasojë e zgjidhjes së
marrëdhënieve të punës, konstatohet se vendimet e marra për ndërprerjen e
marrëdhënieve të punës kanë qenë të padrejta përderisa vendimet janë në
shumicën e rasteve në favor të punonjësve të larguar dhe për rrjedhojë, në të
ardhmen, situata financiare e autoritetit pritet të cenohet akoma dhe më shumë
duke ndikuar kështu në zhvillimin normal të aktivitetit ekonomiko-financiar.

         
U
konstatua se marrëdhëniet e punës për periudhën objekt auditimi në APD, janë
rregulluar me anë të kontratës kolektive dhe kontratave individuale. Kontrata
Kolektive (nr. 1851, datë 15.06.2012), është lidhur për periudhën qershor
2012-qershor 2016, midis APD në cilësinë e punëdhënësit dhe Sindikatës së
Pavarur të APD`së, në cilësinë e punëmarrësit. Por kjo referuar nenit 47 të
saj, ka përfunduar më datë 18.06.2016. Deri më 12.08.2016, datë në të cilën
përfundoi auditimi, nga APD nuk kanë filluar procedurat për lidhjen e kontratës
kolektive.

Shkeljet e mësipërme trajtohen më hollësisht në Raportin Përfundimtar të
Auditimit të evaduar me vendimin nr. 126, datë 30.09.2016 të Kryetarit të KLSH.
Në lidhje me këto shkelje KLSH, me shkresën nr. 415/15, datë 10.10.2016, i ka përcjellë
Ministrit të MTI rekomandimin për largimin nga puna të Drejtorit të
Përgjithshëm Ekzekutiv të APD-së z. G.Sh.