Më riktheni pronën, zoti Janullatos!

762
Sigal

 Jam i detyruar, zoti Janullatos, t’iu shkruaj publikisht pasi keni 10 vite që më keni grabitur tokqn time padrejtësisht, me forma dhe mënyra që nuk i takojnë një shërbestari të perëndisë. Bëhet fjalë për kishën e Këlcyrës ku më keni grabitur pronën dhe çështja ka shkuar në prokurori, pas interesimit të vetq kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Përpara se të kërkosh drejtësi për vete, nuk duhet të prekësh të drejtat e tjetrit. Nuk di ç’keni me popullin e Përmetit, por historia flet ndryshe. Ku është fshati Mesare, tek tre urat në Çarçovë, që sot nuk ekziston pas shkrumbimit më 1914-ën? Ai sot është vetëm një toponim i harruar për çudi edhe nga shteti shqiptar, por po të gërmosh gjenden rënojat e vendbanimit të zhdukur një shekull më parq. Por edhe Çarçova e vjetër është djegur e përvëluar më 1914. Edhe fshati Pacomit u dogj e u shkrumbua, madje vetën në një shtëpi u dogjën brenda 15 frymë njerëzore. Krim i paparë ndonjëherë. Dhe për nder të kujtimit të këtyre viktimave është ngritur edhe një lapidar i thjeshtë në shenjë kujtimi. Të gjitha fshatrat myslimane u dogjën më 1914n në Përmet deri tek Uji i Zi, pikë mes kufirit të Përmetit dhe Beratit. Dhe Përmeti u dogj dy herë, më 1914 dhe 1940. Popullata e la tërë pasurinë e vënë, vetëm për të shpëtuar kokën dhe shkuan e u strehuan në ullishtet e Vlorës. Për këto masakra dhe genocide të paparë këndohet dhe kënga: “Në Pacomit, deri tek Ujët e Zi/Vaj, vaj, vaj moj Shqipëri/U dogjën fshatra dhe u bënë shkrumb e hi/ Në ullinjtë e Vlorës po ngrihen shtëpi/Vaj, vaj, vaj moj Shqipëri”. Por në vitet e demokracisë u zhduk edhe mulliri i Katundishtës dhe ai i Ali Beut në vendin e quajtur Shën-Koll në grykën e Këlcyrës nga njerëz të paguar nga kisha dhe nuk dihet se kush e shiti tek greku, por Çuka e beut është akoma. Mulliri i Katundishtës, që ndodhet në tokën time të grabitur nga juve, ka edhe histori krenare për popullin tonë. Ai ka funksionuar deri vonë në sistemin socialist, madje në revoltën e Trepçes kaloi objekt në gadishmëri të plotë si gjithë mullinjtë e ujit. Ka qenë në funksion të plotë deri në privatizim nga kisha greke dhe zhdukja e tij pa asnjë gjurmë. Mokra dhe aksi janë hedhur në Vjosë. Ju duhet të më ktheni pronën, zoti Janullatos! 

Sali Harka, Përmet