Ja si janë vjedhur 51 miliardë lekë për gjashtë muaj

839
Sigal

KLSH/ Shkelje financiare dhe tenderat që kanë pasuruar drejtuesit e KESH-it, CEZ-it, doganave dhe ministrat e qeverisë

Përveç kontrolleve të mësipërme, gjatë këtij 6-mujori, Kontrollit të Lartë të Shtetit i kanë ardhur 165 letra dhe ankesa, për probleme të ndryshme, nga të cilat 38 ishin jashtë kompetencave të tij. Nga 127 kërkesa dhe ankime në kompetencë të KLSH, 73 prej tyre janë verifikuar dhe u është dhënë përgjigja përkatëse, ndërsa 54 janë në vazhdim të verifikimit. Grafikët e mëposhtëm pasqyrojnë fushat kryesore të shqetësimit publik të qytetarëve për mbarëvajtjen e qeverisjes në Shqipëri. 85 për qind e ankesave të ardhura në adresë të KLSH janë nga administrimi financiar, prokurimet, privatizimi dhe kthimi i pronës.

Nga kontrollet e ushtruar gjatë kësaj periudhe janë zbuluar:

Në dogana, në vlerën e përgjithshme prej 213 930 000 lekë,  e konstatuar në:

– Degët e Doganave: Tiranë, Bllatë Dibër, Berat, Rinas, në vlerat respektive 12 824 000 lekë, 4 675 000 lekë, 2 972 000 lekë, 922 000 lekë, si detyrime doganore të papaguara në zhdoganimet e disa artikujve të ndryshëm dhe si detyrime e penalitete të pa vendosura ndaj subjekteve që nuk kanë paguar t.v.sh., si dhe për subjekte që operojnë me regjimin e përpunimit aktiv.

Në zërin “të tjera”, shkelje të disiplinës financiare në shumën e përgjithshme prej 2 708 078 000 lekë, që i përkasin:

– Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Sh.a.,Tiranë në vlerën 24 510 920 000 lekë,( njëzet e katër miliardë lekë të vjetra ) si pasoje e mosarkëtimit të faturave të energjisë elektrike të furnizuar për periudhën nga 31.12.2010 deri në 31.12.2011 dhe nga aplikimi i normës së interesit për faturat e palikuiduara nga CEZ sh.a. Ne zbatim të VKM Nr. 154, dt. 29.02.2012 “Për miratimin e marrëveshjes tip për fillimin e procedurave për shuarjen me kompensim, të detyrimeve të ndërsjella ndërmjet institucioneve buxhetore dhe jobuxhetore, ndërmarrjeve dhe shoqërive të kontrolluara nga shteti dhe CEZ Shpërndarje sh.a.”, është përcaktuar “Fillimi i procedurave për shuarjen me kompensim të detyrimeve të ndërsjella midis institucioneve buxhetore dhe jobuxhetore, ndërmarrjeve dhe shoqërive të kontrolluara nga shteti dhe CEZ Shpërndarje sh.a.

–  Projektit “Ndërtimi i linjës 400 kw Tiranë-Podgoricë”, OST sh.a., në vlerën 76 870 000 lekë, nga të cilat 28 710 000 lekë si dëme të shkaktuara nga punimet me eksploziv nga fabrika e çimentos Fushë-Krujë dhe 48 040 000 lekë dëmtim automjeti.

– Projektit “Ndërtim i Banesave Sociale” Tiranë; Projektit “Rehabilitimi i Rrugës Shkodër-Hani i Hotit”, në ARRSH; Agjencisë së Mjedisit dhe Pyjeve, Tiranë dhe Ujësjellës-Kanalizimeve, sh.a., Tiranë në vlerat respektive 79 320 000 lekë, 300 041 000 lekë, 1 1 430 000 lekë dhe 48 650 000 lekë, si pagesa për punime të pakryera.

– Ministrisë së Punëve, Çështjeve Sociale & Shanseve të Barabarta, në vlerën 94 190 000 lekë, si përfitim i padrejtë dhe i pajustifikuar nga subjekti “Ministry of Communication” (M.C) sh.p.k. Tiranë, ne shumën 9,238 mijë lekë, ne kushtet kur nuk janë plotësuar detyrimet kontraktore për realizimin, prodhimin e transmetimin e spotit publicitar e dokumentar dhe për përgatitjen e materialeve dekorative në kuadër të festës së 1 Majit.

– Ministrisë Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në vlerën 45 590 000 lekë, si përfitim I padrejtë nga subjekti “Soul Entertaiment”, në shumën 102 mijë lekë, e cila përfaqëson tatimin mbi të ardhurat në burim që duhet t’u mbaheshin artistëve pjesëmarrës në veprimtaritë artistiko-kulturore në kuadrin e 65- vjetorit të Festës Kombëtare të Çlirimit të Shqipërisë, organizuar në vitin 2009 si edhe përfitim i padrejtë nga kanali televiziv EURONEËS, në shumën 36,250 euro, ose 4,457 mijë lekë, për transmetimin e spotit publicitar, “Promovimi i turizmit në Shqipëri”, që përfaqëson vlerën e 12 spoteve publicitare të patransmetuara, shumë e cila në bazë të nenit 203, pika 1 e ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, si dhe nenit 115 të ligjit nr. 7850, datë 29.04.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, konsiderohet e parashkruar.

– Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, Tiranë, në vlerën 592 160 000 lekë, si pasojë e mosnxjerrjes së urdhrave të pezullimit për pagesat e përfitimeve afatgjata të paevaduara pas auditimit nr. 30, nr. 31, nr. 32 dhe nr. 33 nga Drejtoria e Auditimit të Brendshëm të ISSH-së, në shumën 567 860 000 lekë në kundërshtim me procedurat e përcaktuara në rregulloren nr. 1, datë 21.10.2008 “Për caktimin, administrimin, dhe pagesën e pensioneve”; 1.447 000 lekë përfitime për pensionet e parakohshme dhe suplementare si edhe 983 000 lekë përfitime për pensionistë që kishin ndërruar jetë, të tërhequr nga persona të tjerë.

A. Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm

efektiv të përgjithshëm në shumën totale prej 36 647 880 000 lekë. (tridhjetë e gjashtë miliardë)

B. Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e subjekteve të audituara, në shumën e përgjithshme 14 487 040 000 lekë. (katërmbëdhjetë miliardë )

Në fushën e prokurimeve, në vlerën e përgjithshme prej 1 179 430 000 lekë, e konstatuar

në:                                                      

• KESH sh.a. Tiranë……………………………………………………. 54 761 000 lekë

• Komunën Qukës, Librazhd…………………………………………… 18 283 000 lekë

• Bashkinë Tropojë…………………………………………………….. 8 303 000 lekë

• Komunën Golem, Kavajë…………………………………………….. 6 994 000 lekë

• Bashkinë Lezhë…………………………………………………………………………. 5 336 000 lekë

• DP të Shërbimit të Transportit Rrugor, Tiranë…………………………….. 1 919 000 lekë

Në fushën e shpenzimeve operative, në shumën e përgjithshme prej 698 310 000 lekë, e

konstatuar në:

Në fushën e shpenzimeve operative, në shumën e përgjithshme prej 69 831 000 lekë, e konstatuar në:

• Autoritetin e Aviacionit Civil, Tiranë………………………………. 56 791 000 lekë

• Komunën Milot, Lezhë……………………………………………….. 2 627 000 lekë

• Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, Tiranë……………….. 1 297 000 lekë

• Komunën Kryevidh, Kavajë……………………………………………………….. 1 166 000 lekë

• Komunën Lenie, Gramsh……………………………………………. 1 046 000 lekë

• Bashkinë Rrëshen…………………………………………………….. 947 000 lekë

• Bashkinë Përrenjas…………………………………………………….. 942 000 lekë

• Agjencinë e Mjedisit dhe Pyjeve, Tiranë……………………………. 920 000 lekë

Në fushën e urbanistikës, në shumën e përgjithshme prej 373 070 000 lekë, e konstatuar në:

– Komunën Golem Kavajë dhe Bashkitë: Lezhë, Berat, Tropojë e Maliq, në vlerat

respektive 4 218 000 lekë dhe 2 557 000 lekë, 1 435 000 lekë, 302 000 lekë e 66 000 lekë, shkaktuar nga mospagesa e taksës së infrastrukturës në masën 1% të vlerës së investimit.

– Bashkitë: Rrëshen, Peqin, Shkodër dhe Rubik, në vlerat respektive 11 629 000 lekë,

108 000 lekë, 8 222 000 lekë dhe 411 000 lekë si pagesa të pakryera (të llogaritura më pak) të taksës së ndikimit në infrastrukturë.