Doganat, Cani: Eshtë bërë punë e madhe, të përmirësojmë imazhin

332

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka theksuar sërish se në dogana është bërë një punë e madhe, megjithatë ka ende punë për të bërë. Gjatë ceremonisë për certifikimin e studentëve që kanë bërë një stazh professional për doganat, ministri tha se ka ende hapërisa për t’a përmirësuar imazhin. “Imazhi ndryshohet, por jo mbi bazën e fjalëve, por imazhi ndryshohet me fakte, shifra e realitete. Është bërë shumë, por ka ende shumë për të bërë në këtë drejtim. Ne duhet të zbatojmë ligjin, në dogana, në tatime apo kudo. Ju Duhet të lini gjurmë në dogana, jepeni mendimin tuaj hapur. Kjo është mënyrë që ne të reflektojmë. Jeni të mirëpirtur për të konkuruar  për tu punësuar, duke zbatuar ligjin”, tha ministri Shkëlqim Cani. Ndërkohë drejtoresha e doganave, Elisa Spiropali tha se prioritet është një administratë evropiane. Spiropali iu ka bërë thirrje studentëve që të jenë pjesë e doganave. Studentët nga fakultetet të ndryshme, si dhe nga ata që kanë studiuar jashtë kanë marrë pjesë në këtë stash professional nga 21 korrik -19 shtator.