Banka Botërore: Shqipëria ndër 20 eksportuesit më të mëdhenj të domates në botë. Po ka 0 laboratorë. Mundësi për rritje çmimi

420

Shqipëria renditet në listën e 20 vendeve që kryesojnë në listën e eksportuesve të domateve në botë. Zyra e Bankës Botërore në Shqipëri ka shpjeguar me shifra historinë e eksportit të domates në Shqipëri. Renditja në listën e 20 vendeve kryesuese të eksportit botërore të domates, sipas BB-së do të thotë se vendi ka shënuar arritje, por ka ende potencial.

Mesatarja e çmimit për njësi të domates shqiptare të eksportit është 5 herë më pak se çmimi për njësi i domates që eksporton Italia. (50 cent krahasuar me 2.40 US$)

Ç’do të thotë kjo? Vendi ka mundësi të pashfrytëzuara në rritjen e cilësisë së eksporteve. Qoftë edhe një rritje e lehtë në cilësi/çmim do të kish një ndikim të madh në vlerë përgjatë gjithë zinxhirit” shkruan zyra e BB-së.

Por krahas shifrës 20 dhe 5, Banka Botërore ka vendosur edhe një shifër të tretë, jo pozitive; shifrën  0.

Ç’tregon ky numër? Zero laboratore shqiptare të akredituara sipas Global GAP, certifikimi standard i nevojshëm për eksportimin e zarzavateve në vendet e BE-së. Për këtë arsye kompanitë shqiptare e marrin certifikimin në Itali ose Greqi.  Ç’do të thotë kjo? Ka ende pengesa që parandalojnë rritjen dhe përmirësimin e tregtisë. Ato duhet të trajtohen që të rritet konkurrueshmëria e tregut shqiptar” shkruan Banka Botërore.Scan