Zjarr në Fier, flakët përpijnë sipërfaqen e madhe me ullinj

490
Sigal

Një zjarr ka përfshirë pjesën kodrinore të zonës së Vreshtasit në Cakran të Fierit.

Mësohet se flakët kanë djegur një sipërfaqe të madhe me ullinj,  shkurre edhe ferra.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa flakët janë vënë në kontroll të plotë.

Nga informacionet paraprake, nuk raportohet për rrezikshmëri në zonat e banuara.

Grupi hetimor ka nisur punënë për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.