Avokati i Popullit kundër drafit të pronave: Formula e re nxit korrupsionin

778
Pas opozitës një tjetër institucion i rëndësishëm ka shprehur rezerva lidhur me pr/ ligjin e ri të pronave. Në një letër drejtuar Kuvendit, Avokati i Popullit sugjeron rishikimin e ligjit dhe adreson disa rekomandime. Ky institucion e ka cilësuar shkelje të rëndë të së drejtës së pronës faktin që kompensimi nuk është parashikuar. Avokati i Popullit ka shprehur shqetësimin mbi shkeljen flagrante të së drejtës së pronës, që vjen si rezultat i pr/ligjit të ri të pronave. Me një kërkesë drejtuar Kuvendit, Avokati i Popullit e ka cilësuar formulën e re të qeverisë një shteg të hapur për elementët korruptivë në vlerësimin e pronës.

“Fillimisht e konsiderojmë të padrejtë dhe krejtësisht të pabazuar parashikimin e nenit 6/1/a, në të cilën prona e njohur për kompensim vlerësohet në bazë të zërit kadastral, që ka patur në kohën e shpronësimit (shtetëzimit). Parashikimi i kësaj dispozite në këtë mënyrë lë shteg për konfuzione dhe për elementë korruptiv në procesin e vlerësimit të pronës, pasi pjesa më e madhe e tokave dhe ndërtimeve të lira ndodhen në zonat rurale, duke ulur në këtë mënyrë masën e përfitimit të pronarëve, ndërkohë që mënyra më e drejtë e vlerësimit të pronave është ajo e vlerësimit me vlerën e tregut.”

Në letrë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë Avokati i popullit sugjeron:
1. Sygjerojmë rishikimin e fushës së zbatimit të ligjit, sa i takon çështjeve që janë në proces shqyrtimi në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, për të mos shkaktuar kështu efekt prapaveprues të ligjit të ri, të miratuar nga Kuvendi.
2. Mosparashikimi i kompensimit të pasurive të luajtshme, përbën një shkelje të rëndë të së drejtës së pronës.
3.Sugjerojmë që dispozita ne nenin 6 të rishihet në tërësinë e saj dhe pronarët të kompensohen për pronën e tyre në bazë të zërit kadastral, që është klasifikuar në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Institucioni i Avokatit të Popullit ka kërkuar gjithashtu heqjen e aplikimit 60 ditor, duke e konisideruar shkelje të drejtës individuale të kërkimit në çdo kohë, të njohjes së të drejtës së pronës.
Sigal