Shpallen kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kush janë 19 të përzgjedhurit

510
Komisioni administrativ i Prokurorisë së Përgjithshme për verifikimin e kritereve për prokurorët që kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka vlerësuar se të gjithë aplikantët, në total 19, plotësojnë kushtet formale për të kandiduar për pozicionin e anëtarit në këtë strukture të re.
Në mbështetje të nenit 109/1, të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Prokurori i Përgjithshëm, me urdhrin nr.18 datë 17.01.2017, ngriti Komisionin administrativ për verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore nga ana e kandidatëve prokurorë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP).
Komisioni, i përbërë nga pesë anëtarë, në përfundim të kryerjes së verifikimeve të nevojshme dhe shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur prej kandidatëve, konstatoi se plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si më poshtë:
Nga Prokuroria e Përgjithshme
1. Anila Leka- Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
2. Kostaq Beluri- Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
3. Ramadan Troci- Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Nga Prokuroritë e Apelit
4. Luan Kaloci- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë
5. Bujar Hoti- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës
6. Arben Dollapaj- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër
7. Besa Nikehasani- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër
Nga Prokuroritë e Shkallës së Parë
8. Adriatik Cama- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
9. Antoneta Sevdari- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
10. Arben Nela- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
11. Dritan Rreshka- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
12. Shpetim Kurti- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
13. Besnik Muci- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës për Krimet e Rënda
14. Gentian Osmani- Prokuror pranë Gjykatës për Krimet e Rënda
15. Besnik Cani- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan
16. Elsion Sadiku- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë
17. Dritan Prenci- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës
18. Arta Marku- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër
19.Vatë Staka – Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër
Në bazë të parashikimeve ligjore, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë do të jenë 6 anëtarë prokurorë, nga të cilët; 1 anëtar nga Prokuroria e Përgjithshme, 2 anëtarë nga Prokuroritë e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore. Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të përbëhet nga 11 anëtarë, 5 prej të cilëve do të jenë jashtë strukturës së institucionit të Prokurorisë.
Sigal