Korrupsion i lartë në radhët e parlamentarëve dhe prokurorëve shqiptarë

177

GRECO/ Publiku shqiptar ka pak besim tek pastërtia e përfaqësuesve të tij në Kuvend

“Fakti që Gjykata e Lartë, ka juridiksion mbi akuzat penale kundër zyrtarëve të lartë të vendit, duke përfshirë dhe ata që janë përgjegjës për përzgjedhjen dhe emërimin e gjyqtarëve të saj, dhe juridiksion mbi vendimet e gjykatave më të ulëta, duke përfshirë edhe ato që kanë sfiduar masa disiplinore, që mund të çojë në shkarkimin e gjyqtarit, zmadhon rëndësinë e transparencës dhe nevojën për të shmangur çdo ndikim të padrejtë në përzgjedhjen dhe emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë”, kështu raportonte Grupi i Shteteve kundër korrupsionit i Këshilli i Evropës(GRECO) në raportin e Raundit të Katërt të Vlerësimit për Shqipërinë, i cili trajton parandalimin e korrupsionit në lidhje me anëtarët e parlamentit, gjyqtarët dhe prokurorët. GRECO pranon se, ndërkohë që ekzistojnë rregullore të detajuara për antikorrupsion dhe konfliktet e interesit, kuadri ligjor ekzistues është shumë kompleks dhe stabiliteti i tij është dëmtuar nga ndryshimet e shumta dhe të shpeshta, të cilat shpesh kanë qenë subjekt interpretimi kontradiktor. Përveç kësaj, rregullat përqendrohen kryesisht në ndalime dhe kufizime, në dëm të informimit publik dhe transparencës, gjë që e kufizon ndikimin e tyre. Gjyqësori shqiptar, në veçanti, vuan nga niveli i ulët i besimit të publikut dhe pozita e tij përkundrejt degëve të tjera të pushtetit mbetet e dobët. Gjyqësori nuk ka kontroll mbi zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, dhe e drejta për fillimin e procedurës disiplinore ndaj gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë dhe të apelit i takon Ministrit të Drejtësisë. Për më tepër, Konferenca Gjyqësore Kombëtare -organi kryesor vetë-qeverisës gjyqësor – nuk ka qenë plotësisht funksional për vite dhe kjo ka pasur një ndikim negativ në përzgjedhjen, avancimin në karrierë, trajnimin, dhe procedimin disiplinore të gjyqtarëve. Për sa u përket anëtarëve të parlamentit transparenca dhe hapja e punës së Kuvendit është penguar nga mungesa e mundësisë për të draftuar legjislacion përpara miratimit formal te tyre. Dobësia e deputetëve për të zhbërë influencat është e dukshme, por jo objekt i rregullimit. Rëndësia e pasjes së standardeve të qarta të sjelljes profesionale nuk konsiderohet si prioritet, dhe nuk ekziston një sistem për njoftimin rast pas rasti për konfliktet e interesat. Dhe ajo që është më e rëndësishmja, pavarësisht ndryshimeve të vlerësuara gjerësisht të Kushtetutës që kufizojnë imunitetin e deputetëve dhe gjykatësve, zbatimi i tyre është penguar nga mungesa e ndryshimeve përkatëse në Kodin e Procedurës Penale. Zbatimi i dhjetë rekomandimeve drejtuar Shqipërisë do të trajtohen nga GRECO në gjysmën e parë të vitit 2016 përmes procedurave të saj të pajtueshmërisë.

Sa i përket anëtarëve të parlamentit:

GRECO rekomandonte se, duhet të përmirësohet më tej transparenca e procesit legjislativ duke siguruar, zbatimin në kohë të kërkesave të Rregullave të Procedurës për t’u publikuar në faqen zyrtare të projektligjeve të Asamblesë Kombëtare, duke përfshirë faturat fillestare, dhe amendamentet; dhe të rregullohet kontakti mes deputetëve dhe lobistëve dhe palëve të tjera të treta që kërkojnë të ndikojnë në procesin legjislativ;

Duhet të përpunohet dhe të zbatohet siç duhet Kodi i Sjelljes për anëtarët e parlamentit, i paraparë në Rregulloren e Punës së Kuvendit Popullor; dhe ii) trajnimi, udhëzimi dhe këshillimi të jetë në dispozicion të deputetëve për çështje të tilla si forma, mënyra dhe qëllimi i kontakteve me grupet e interesit dhe lobistët, zbulimi i konflikteve të interesit ad hoc, etikës dhe parandalimi i korrupsionit brenda në radhët e tyre;

Duhet themeluar një mekanizëm për “rast pas rasti” si njoftim i konflikteve të interesit mes anëtarëve të parlamentit në kuadër të Kuvendit dhe funksionimi i këtij mekanizmi të jetë subjekt i monitorimit;

Përmbajtja e deklaratave të pasurisë, të anëtarëve të parlamentit, të bëhet publike në një ëeb faqe zyrtare në kohën e duhur, duke pasur parasysh jetën private dhe sigurinë e deputetëve dhe personave të lidhur me ta, të cilët janë subjekt i një raportimi të detyruar;

Sa i përket prokurorëve

GRECO rekomandon se duhen përsosur më tej kriteret e vlerësimit të cilësive etike të prokurorit, duke siguruar në veçanti që kriteret të jenë objektive dhe transparente;

Duhet përpunuar si duhet dhe me forcë, vendosja e një grupi të qartë standardesh etike / kod i sjelljes profesionale, e zbatueshme për të gjithë prokurorët; dhe duhen bërë udhëzime, këshillime të detyrueshme gjatë trajnimit në dispozicion të prokurorëve mbi etikën, konfliktin e interesave dhe parandalimin e korrupsionit brenda radhëve të tyre.