Zgjedhjet postdiktaturë, një histori sherresh dhe destabiliteti politik

1112
Sigal

ARKIVA/ Një udhëtim nëpër arkivin e zgjedhjeve shqiptare të pas vitin 1990

Historia e zgjedhjeve shqiptare të pas vitit ‘90 ka qenë shumë aktive dhe me të papritura sa emocionuese aq edhe shokuese. Dhunë ndaj komisionerëve, ndaj kandidatëve për deputet, madje dhe ndaj kutive të votimit; kjo ka qenë pak a shumë pasqyra e historisë zgjedhore shqiptare në një sistem demokratik

Zgjedhjet e para 1991

Më 31 Mars, në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet e para parlamentare. Partia e Punës sërish mbajti kontrollin në Kuvendin Popullor duke fituar 169 vende nga 250, përderisa opozita fitoi 65 vende. Kryetar shteti me shumicë votash në parlament ku mbizotëronin komunistët u zgjodh Ramiz Alia ndërsa kryeministër Fatos Nano. Mirëpo këto zgjedhje në opinionin ndërkombëtar nuk ishin edhe aq demokratike, pasi Partia e Punës u akuzua nga Partia Demokratike për manipulimin e zgjedhjeve. Kjo qeveri pasi mori detyrën, me mbështetur në Dispozitat Kryesore Kushtetuese, ndërroi emrin e shtetit nga Republika Socialiste Popullore e Shqipërisë në Republika e Shqipërisë. Ajo u njoh si një shtet me sistem parlamentar, e cila ofronte të drejta të plota të gjithë shtetasve, si dhe u vendos që Kuvendi Popullor ti kishte gjithsej 140 deputet me një mandat 4 vjeçar. Mirëpo dukuritë negative që ndodhën, jostabiliteti politik dhe akuzat që mori qeveria nga opozita bënë që Evropa Perëndimore dhe SHBA-të të kritikonin ashpër Shqipërinë. Ndërprerja e një pjese të ndihmave paralizuan ekonominë e Shqipërisë, ngjarje kjo që pati ndikim edhe në politikë. Duke i parë rrethanat në vend Nano dhe i gjithë kabineti i tij dhanë dorëheqje. Pushteti kaloi tek qeveria e Stabilitetit me kryeministër Ylli Bufin, e cila u krijua me koalicion nga partitë parlamentare edhe nga ato jo-parlamentare. Qeveri kjo e cila fitoi simpatinë e popullit dhe opinionit ndërkombëtar. Por kjo qeveri nuk qëndroi shumë në pushtet. Ajo u rrëzua duke u zëvendësuar nga një qeveri Teknike të kryesuar nga Vilson Ahmeti në dhjetor të vitit 1991, dhe u shpallen zgjedhjet e parakohshme që do të mbaheshin në pranverën e viti 1992. Qeveria e Stabilitetit u rrëzua pasi Partia Demokratike tërhoqi ministrat e saj.

Zgjedhjet e dyta 1992

Më 22 mars të vitit 1992 u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Partia e Punës ndërroi plan-programin dhe u shndërrua në Partinë Socialiste. Sidoqoftë këto zgjedhje i fitoi Partia Demokratike me një përqindje 67.7 të vendeve në parlament. President i vendit me shumicë votash u zgjodh Sali Berisha ndërsa për kryeministër Aleksandër Meksi. Kjo qeveri përvetësoi politikat e tregu të lirë dhe privatizimin e pronave shtetërore, por lejoi skemat piramidale të kursimeve. Gjatë kohës që Berisha ishte në pushtet u arrestua dhe dënua liderit të opozitës Fatos Nanos. Në nëntor të vitit 1994 demokratët propozuan Projektin e Kushtetutën para popullit, por ajo u refuzua në referendumin kombëtar. Arsyeja e refuzimit ishte se populli mendoi që kjo Kushtetutë do ta bënte edhe më të fuqishëm pozitën e kryetarit të shtetit. Gjatë periudhe së kësaj qeverie u arritën të bëheshin reforma të ndryshme. Por gjithsesi administrata u cilësua si e korruptuar. Sido që të jetë kjo qeveri e cila qëndroi në pushtet për katër vite, ishte qeveria e parë që pas rënies së komunizmit përfundoi mandatin e rregullt.

Zgjedhjet e treta 1996

Pas përfundimit të mandatit të rregullt, më 26 Maj 1996 u mbajtën zgjedhjet e rregullta parlamentare. Në këto zgjedhje sërish fitoi Partia Demokratike me gjithsej 122 vende në parlament nga 140 e pasuar nga Partia Socialiste që fitoi vetëm 10 vende. Këto zgjedhje u karakterizuan me parregullsi të shumta gjatë votimit, mbikëqyrësit ndërkombëtar deklaruan se zgjedhjet nuk ishin zhvilluar në bazë të standardeve ndërkombëtare. Partitë opozitare bojkotuan rezultatet e zgjedhjeve duke mos shkuar në parlament për disa muaj. Gjatë në vitin 1997 ndodhi rënia e skemave piramidale. Humbja e parave shkaktoi një krizë të thellë ekonomike në vend. Kjo krizë ekonomike solli në vend anarkinë. Populli fajësonte qeverinë për vjedhjen e kursimeve të tyre. Në mars, depot ushtarake në të gjithë vendin u plaçkiten. Vendi ishte në prag të luftës civile. Opozita kërkoi dorëheqjen e qeverisë Meksi. Në fillim Berisha refuzoi, por më pas u detyrua të pranonte dorëheqjen e kryeministrit,  cila u shoqërua me formimin e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, me kryeministër Bashkim Finon, e cila do ta çonte vendin në zgjedhjet e parakohshme.

Zgjedhjet e katërta 1997

Më 29 Qershor të vitit 1997 u mbajtën zgjedhjet e parakohshme edhe pse Sali Berisha refuzoi të hiqte dorë nga posti i Presidentit. Në këto zgjedhje fitoi Partia Socialiste me 65 për qind të vendeve në parlament në krahasim me demokratet që fituan vetëm 19 për qind të tyre. Pas dorëheqjes së Berishës, kryetar shteti me shumicë votash u zgjodh Rexhep Mejdani, ndërsa si kryeministër u zgjodh Fatos Nano. Pas fitores së socialistëve, demokratët bojkotuan parlamentin, e cila zgjati deri në mars të vitit 1998. Hapi i parë që bëri maxhoranca e re në drejtim të stabilitetit të vendit ishte krijimi i një Kushtetutë të re, e cila ishte e domosdoshme për një sistem demokratik. Shqipëria ishte i vetmi vend që deri atëherë nuk kishte një Kushtetutë të shkruar pasi e kishte braktisur Kushtetutën komuniste të vitit 1976 dhe mbështetej vetëm mbi një Paketë kushtetuese me 40 nene. Edhe ky mandat parlamentar u pasua me shumë probleme. Partia Demokratike e cila ishte e mbledhur pas fitores së Socalistëve filloi të bojkotonte votat parlamentare në mënyrë që të dobësonte qeverinë. Këto dukuri vazhduan deri në zgjedhjet e ardhshme.

Zgjedhjet e pesta 2001

Pas përfundimit të rregullt të mandatit parlamentar, më 24 Qershor të vitit 2001 u mbajtën zgjedhjet e rregullta parlamentare të pestat në radhë që nga rënia e komunizmit. Në këto zgjedhje morën pjesë të gjitha partitë. U zhvilluan tri raunde votimi. Në këto zgjedhje sërish fitoi Partia Socialiste. Ajo mori 75 vende nga 140 gjithsej  të pasuar nga koalicioni para zgjedhor i krijuar nga Partia Demokratike, Partia Republikane, Fronti Kombëtar dhe Bashkimi Liberal me gjithsej 46 vende. 21 vendet e mbetura u ndan në mes të pesë partive që kishin mbi 2.5 për qind të votave. Ilir Meta sërish u emërua Kryeministër. Edhe në këto zgjedhje si në zgjedhjet a kaluara u vërejt një rivalitet i ashpër mes të dy partive kryesore në vend Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Edhe këto zgjedhje u cilësuan me disa anë pozitive por sërish nuk u përmbushën të gjitha standardet për zgjedhje demokratike.

Zgjedhjet e gjashta 2005

Pas përfundimit të mandatit të rregullt parlamentar të qeverisjes katër vjeçare më 2005 u mbajtën zgjedhjet e gjashta parlamentare që nga rënia e komunizmit. Këto zgjedhje i fitoi Partia Demokratike, e cila në vitin 1997 për shkak të krizës në vend humbi pushtetin. Partia Demokratike fitoi gjithsej 56 vende nga 140, e pasuar nga Partia Socialiste me gjithsej 42 vende. Duke bashkuar votat me aleatët, Partia Demokratike mori shumicën e vendeve në Parlament dhe të drejtën të formonte kabinetin qeveritar. Ndërkohë që president i vendit ishte Alfred Mojsiu kryeministër u zgjodh Sali Berisha.

 2009

Berisha dhe Meta krijojne koalicionin e parë midis të djathtës dhe qendrës së majtë

Zgjedhjet e zhvilluara në vitin 2009 i siguruan Partisë Demokratike të Kryeministrit Berisha 70 mandate , Lëvizjes  Socialiste për Integrim  të Ilir Metës 4 mandate dhe Partisë Socialiste që pas largimit të Nanos kryesohej nga Edi Rama 66 mandate. Koalicioni i krijuar mes PD dhe LSI i dhanë këtyre partive një mazhoranc me 74 vota dhe krijimin e një qeverie që vazhdoi deri në përfundim të mandatit të plotë 4 vjeçar ,edhe pse LSI u shkëput në prillin e 2013 nga koalicioni.

2013

 Rama dhe Meta fitojnë bindshëm zgjedhjet

Zgjedhjet e qershorit 2013 i dhanë këtij koalicioni një fitore të thellë  ku PS mori 65 mandate dhe LSI  me 180470 vota mori 16 mandate dhe së bashku arritën në 81 mandate . PBDNJ 1 mandat dhe PKDSH mori 1 mandat. Në total koalicioni i majtë mori 83 mandate

2017

 PS dhe Rama fitojnë shumicën në zgjedhje, pas batutave të tij “tepsia vetëm” apo “timoni vetëm”

Në zgjedhjet parlamentare të 2017 , PS, PD dhe LSI dolën të veçuar dhe koalicion paraprak në këto zgjedhje. Qeveria e cila çojë vendin në zgjedhje u quajt Qeveri Teknike ku bënë pjesë ministra të PS-PD-LSI. Rama gjatë fushatës I kërkojë shqiptarëve që të votonin vetëm socialistët duke deklaruar se partitë e koalicionit po na pengonin në reformat. Këto zgjedhje do mbahen mënd për batutat e Ramës si “na jepni timonin se nuk duam njeri në prehër” dhe “tepsia vetëm”. Pikërisht kjo profeci e Ramës u bë realitet dhe PS mori e vetme 73 mandate duke qeverisur edhe aktualisht vendin.

1991

Lufta e viteve, bie Ramiz Alia ngrihet Berisha

Në zgjedhjet e vitit 1991 konkurruan 7 kryetarë të atëhershëm ose aktualë të partive politike. Rezultati më spektakolar ishte humbja në Tiranë me diferencë rreth 30% të votave e sekretarit të parë të PPSH-së, Ramiz Alia, përballë inxhinierit demokrat Franko Kroqi. Rezultati më i thellë i një lideri politik në një zonë elektorale është ai i Sali Berishës, në vitin 1991, në zonën elektorale 34 në Kavajë. Berisha fitoi me 88.90% të votave ndaj Emir Dobjanit të PPSH-së, aktualisht Avokat i Popullit. Në këto zgjedhje, Fatos Nano, Kryeministër, por më pas kryetar historik i PS-së, fitoi me vështirësi në raundin e dytë përballë inxhinierit demokrat, Sokrat Nesturi. Fitore të lehtë siguroi kandidati i PPSH-së, Lufter Xhuveli, ndaj regjisorit Edmond Budina, kandidat i PD-së, por gjithashtu me të njëjtën lehtësi fituan edhe kandidatët e PD-së, Mitro Çela e Neritan Ceka, përballë kandidatëve komunistë, Skënder Gjinushi e Teuta Dilo. Pas zgjedhjeve, Gjinushi krijoi PSD-në, të cilën e drejton edhe sot, kurse pas vitit 1992 Xhuveli u bë Kryetar i PA-së (PAA) dhe Ceka Kryetar i PAD-së, poste që mbajnë edhe aktualisht. Kurse në Berat, zona 3, konkurroi Sabri Godo, Kryetar i PR-së. Godo fitoi 957 vota ndaj 2507 votave të kandidatit Agron Musaraj të PD-së dhe 4706 votave të Përparim Ruzi të PPSH-së. Humbje pësoi në Korçë edhe kryetari i ardhshëm i PD-së, Eduart Selami, ndërkohë që Tritan Shehu fitoi në Tiranë.

1992

Demokratët marrin pushtetin

Në zgjedhjet e dyta, më 1992, Berisha përsëri shënoi rezultat rekord në Kavajë, kurse Nano fitoi në proporcional. Kryetari i PSD-së, Gjinushi, ishte kandidat i përbashkët i opozitës në Peqin, ku fitoi lehtësisht, ashtu si edhe kryetari i ardhshëm i PAD-së, Neritan Ceka në Elbasan. Sabri Godo kërkoi zonë të lirë në Tepelenë, por meqenëse marrëveshja nuk u arrit, ai konkurroi pa sukses atje përballë kandidatit demokrat, Blerim Çela. Jashtë Parlamentit mbetën Xhuveli, Alia, etj., ndërkohë që fituan mandate nga lista shumemërore deputetë të rinj si, Ilir Meta, i cili pas vitit 2004 do të ishte themelues dhe drejtues kryesor i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

1996

Bojkotohen zgjedhjet

Në zgjedhjet e vitit 1996, Kryetari i PS-së, Nano, ishte në burg, si dhe u pengua nga ligji i kontrollit të figurave, gjë që nuk i mundësoi kandidimin për deputet. Të njëjtin fat pati edhe kreu socialdemokrat, Gjinushi, kurse kreu i PAD-së iu bashkua thirrjes për bojkotim të zgjedhjeve. I vetmi lider i majtë i përfaqësuar në Parlament ishte Ilir Meta, ndërkohë që nga e djathta fitoi edhe Sabri Godo e Genc Pollo, i pari në listë shumemërore, i dyti në kuadër të listës maxhoritare të PD-së.

1997

Rënia e “piramidave” sjell socialistët në pushtet

Në zgjedhjet e parakohshme të vitit 1997 siguruan vende parlamentare pothuajse të gjithë liderët politikë. Berisha u rikthye në krye të PD-së dhe në Parlament përmes listës shumemërore, Tritan Shehu deri atë kohë Kryetar i PD-së, humbi në votimet direkte në Kavajë, por fitoi një vend nga lista shumemërore. Kryetari i PS-së, Fatos Nano, fitoi në Tepelenë me rezultat të thellë ndaj një kandidati formal të demokratëve, kurse Kryetari i PSD-së, Gjinushi, fitoi në Vlorë në konkurrim të ashpër me kandidatin tjetër të së majtës, Frrok Çupi. Kreu i PAD-së, Neritan Ceka, fitoi në Elbasan në raundin e dytë përballë socialdemokratit, Bahri Myftari, kjo pas një marrëveshje të minutave të fundit me PS-në, kurse kreu i PA-së, Xhuveli, fitoi në Berat. Mandat siguroi edhe kreu i PR-së, Godo, nga lista shumemerore e kësaj partie, kurse kryetarët e PLL-së, PDK-së, PBL-së, PBD-së, etj., fituan mandate përmes listës shumemërore të PD-së.

2001

E majta garanton pushtetin dhe katër vjet

Në zgjedhjet e vitit 2001 nuk pati surpriza. Të gjithë kryetarët e partive siguruan mandate parlamentare, me përjashtim të Kryetarit të PDR-së, Genc Pollo, i cili nuk arriti të bindë partinë për garantimin e vendit të parë në listën shumemërore të kësaj partie. Berisha rifitoi mandat në Kavajë dhe Nano në Tepelenë, Gjinushi në Fier, Xhuveli në Berat, Ceka nga lista shumemërore e PAD-së, pasi më parë humbi në konkurrimin në maxhoritar. Në këto zgjedhje mandat pa shqetësime siguruan edhe Ilir Meta në Skrapar, si dhe Fatmir Mediu, Ekrem Spahia, Arjan Starova, Nikoll Lesi, etj., të parët nga lista shumemërore e PD-së, i fundit nga mbështetja e PS-së në Lezhë.

2005

Berisha merr kreun e qeverisë

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005, Berisha e Nano siguruan mandate parlamentare të lehta në Kavajë dhe Sarandë, Pollo, Xhuveli, Gjinushi, Starova, Ceka, Dule, etj., fituan përmes listave proporcionale. Mandat direkt siguroi Ilir Meta në Skrapar dhe Nard Ndoka në Shkodër. Ky i fundit fiton tre herë radhazi mandate parlamentare në të njëjtën zonë elektorale, një herë në emër të PD-së, njëherë në emër të PDR-së dhe së fundit në emër të koalicionit të djathtë. Ndërkohë, sipas traditës së ish-kryetarit Melo edhe kryetari pasues Vangjel Dule, i PBDNJ-së, ruajti vendin e parë në listën shumemërore të kësaj partie.

2009

 Koalicioni postzgjedhor PD – LSI  i dha Berishës mandatin e dytë si kryeministër

Në këto zgjedhje Berisha dhe Meta kandiduan  në listat e  Tiranës, kurse Rama nuk kandidojë pasi vazhdonte të mbante ende postin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës të cilën e humbi dy vjet më vonë në zgjedhjet e 2011-ës, pas polemikave të shumta përballë kreut aktual të PD-së Basha.

2013 – 2017

Listat e mbyllura ; Rama drejton në 2013 qeverinë e koalicionit me LSI dhe në 2017 i vetëm

Zgjedhje u bënë mbi bazën me lista shumë emërore në bazë qarqesh falë edhe  ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Këto u quajtën lista të mbyllura dhe askush nuk e dinte se në cilin qark ishte apo në çfarë numri rendor ishte vendosur nga kryetari i partisë. Rama në të dyja zgjedhjet kandidojë në qytetin e Vlorës  kurse Meta në 2013 në Tiranë , kurse  në 2017 nuk kandidojë pasi pak ditë para mbarimit të mandatit të parlamentit të 2013 u zgjodh President i Republikës. Petrit Vasili që zëvendësoi Metën, kandidoi në qytetin e Fierit