Shezai Kasaj:Pas ikjes së sovjetikëve, nëndetëset tona nuk u mbytën, por mbrojtën me dinjitet kufijtë detarë të Shqipërisë

426

INTERVISTA/ Flet ish-komandanti i nëndetëses, Shezai Kasaj: Si i kaluam 6 dete dhe dy oqeane për të sjellë nëndetëset në Shqipëri. Pas pushkatimit të Teme Sejkos na vizitoi Enveri dhe Mehmeti 

(Vijon nga numri i kaluar)

“Ishin 4 nëndetëse që u nisën për të ardhur në Shqipëri”. Kështu u shpreh në pjesën e dytë të intervistës, ish- komandanti i nëndetëses së dytë, shqiptare, Shezai Kasaj, i cili vijon të tregojë se, “për të mbërritur në Shqipëri nëndetëset  sipas rregullave ndërkombëtare, me lundrim mbi ujë, kaluan detin Baltik, Oqeanin Atlantik ngushticën e Suezit, detin Mesdhe, Jon, etj., dhe në 15-ditshin e parë  të vitit 1958 mbërritën në bazën  e Pashalimanit”. Më tej, -ai thotë se,- “pas pushkatimit të Teme Sejkos, bazën e tyre e vizituan shumë udhëheqës të lartë, midis të cilëve edhe Enveri me Mehmetin. Kjo bëhej për t’i mbushur mendjen marinarëve e ish- Komandanti i Flotës gjoja, kishte tradhtuar, por askush nuk e besoi.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf