Piktorja me famë botërore, Lika Janko, është cilësuar ” Pikaso me fustan”

1231
Me rastin e 85-vjetorit të lindjes së Lika Janko, piktores më famë botërore Konsulli i Nderit i Bullgarisë në Shqipëri, z. Selim Hoxha, duke pasur mbështetjen dhe duke bashkëpunuar ngushtësisht me Galerinë Kombëtare të Arteve inicoi, një ekspozitë të pikturave të saj më të mira. 
Lika Janko ishte emri artistik i piktores së shquar bullgare me origjinë shqiptare. Evangjelina Janko Grabova e kishte ajo emrin e plotë. Ajo lindi në Sofje, në vitin 1928, në një familje të larguar nga Shqipëria dhe të vendosur në Bullgari në fillimet e dhjetëvjeçarit të dytë të shekullit të 20-të. I ati, Llazar Janko, kishte lindur në Grabovë të Gramshit, kurse e ëma, Frosina, në Llëngë të Pogradecit. Pas vendosjes në kryeqytetin bullgar, në Sofje, për të përkujtuar gjithmonë vendin e origjinës, familja e Llazar Jankos zgjodhi të mbante mbiemrin Grabova. Ajo u lidh ngushtë me veprimtarinë patriotike të shoqërisë « Dëshira », e cila, siç dihet, luajti një rol të rëndësishëm si në ngjarjet e pavarësimit të Shqipërisë dhe të formimit të shtetit shqiptar, ashtu edhe në periudhat e mëvonshme.Edhe pse kjo biseë është bërë para disa kohësh, e veçova nga arkivi im për vetë vlerat e mëdha që mbart kjo figurë paksa e harruar në Shqipëri, por e vlerësuar me çmimet më të larta.
A është bërë më parë ndonjë ekspozitë e Linka Janko këtu në Tiranë ?
Njëmbëdhjetë vjet më parë, pikërisht këtu, në këtë tempull të artit shqiptar, u mblodhëm për promovimin e një ekspozite krejt të veçantë. Veprat e ekspozuara i përkisnin penelit të mjeshtres së madhe të pikturës, Lika Janko, « Pikasos me fustan », siç e kanë vlerësuar këtë pinjolle të denjë të diasporës shqiptare në Bullgari. Ishin 15 punime dinjitoze, me vlera te mirfillta autentike, dhuratë për Galerinë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë. 
Aso kohe, falë angazhimit e përkushtimit të miqve tanë të nderuar, kushëririt të Likës e bashkëatdhetarit tonë, z. Nikolla Veriga (i cili sot nuk jeton më) dhe bashkëshortes së tij bullgare, të bashkëpunimit të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sofje, personalisht të ish-ambasadorit të Shqipërisë atje, z. Avni Xhelili (i pranishëm këtu) dhe Institutit Kombëtar të Diasporës në Ministrinë e Punëve të Jashtme, u bë realitet një dëshirë e kahershme e Likës. Unë kam rastin sot që, edhe njëherë, t’i falënderojë të gjithë të sipërpërmendurit, i bindur se shpreh gjithashtu edhe respektin e mirënjohjen tuaj dhe veçanërisht të drejtuesit të atëhershëm të Galerisë Kombëtare, z. Abaz Hado dhe atij aktual, z. Artan Shabani.
Për më tepë lexoni Gazetën Telegraf….
Sigal