Nesër do të lexoni/ Rreth Luftës së Dibrës 1920-1921

1046
Sigal

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj

Formimi i Komitetit të Luftës
Kryengritja e armatosur u vendos në kuvend të krerëve të Dibrës. Ata u mblodh në fshatin Arras të Qidhnës më 13 gusht 1920. Për drejtimin e luftës u formua Komiteti i luftës me anëtarë Elez Jusufi, Ramiz Daci, Hamit Dibra, Jashar Erebara, Ismail Strazimiri dhe disa të tjerë. Komandanti i përgjithshëm i forcave kryengritëse u caktua Elez Jusufi. Komiteti i drejtoi një ultimatum komandës serbe në Peshkopi, ku i kërkonte zbrazjen për 24 orë të tokave të Shqipërisë. Komanda serbe nuk u përgjigjën. Kryengritja filloi në Dibrën e Poshtme. Thirrja tradicionale “A besa besë”, me mijëra luftëtarë të udhëhequr nga Jusuf Xhelili, nipi i Elez Jusufit në mëngjes të 16 gushtit 1920, sulmuan Kodrat e Shumbatit ku ndodheshin forcat kryesore serbe. Pas një orë luftimesh të ashpra, serbët u shpartalluan, ku lanë 100 të vrarë dhe 600 robër, armatime dhe municione. Në të njëjtën kohë, luftëtarë të tjerë sulmuan repartet serbe të përqendruara në afërsi të Peshkopisë, në Pollozhan, në Kodrat e Kabës, në Lisat e Trenës, ku u zunë robër rreth 800 vetë, të cilët i nisën për në Tiranës dhe më pas nëpërmjet Durrësit, i kthyen me anije në Jugosllavi. Kryengritja e luftëtarëve u përhapja me shpejtësi në Dibrën e Sipërme, ushtritë jugosllave braktisën “vijën strategjike”. Në mbrëmjen të ditës kryengritësit zunë vijën e kufirit. Kryengritësit çliruan dhe Dibrën e Madhe dhe hynë në qytet. Ushtritë jugosllave braktisën qytetin dhe Grykën e Radikës. Kjo ishte fitore, por nuk përfundoi me ndonjë protokoll. Më 17 gusht 1920 me urdhrin e komandës, kryengritësit u tërhoqën nga qyteti. Elez Jusufi, në një deklaratë, ftoi ushtrinë serbe të kthehej në Dibrën e Madhe, duke garantuar dhe respektuar kufijtë e vitit 1913. Qeveria e Beogradit pruri përforcime për të ripushtuar tokat e humbura. Për të përballuar ofensivën e armikut, Komiteti i Luftës vendosi në pikat kyçe të kufirit forca të komanduara nga Dan Cami në Vitisht, Destan Puca në Çerenec, Dine Dema në Homesh, Dine Hoxha në Bllatë, Dine Maqellara në Maqellarë, Myftar Kaloshi në Skërtec, Jusuf Xhelili në Kala të Dodës, për të mbrojtur shpinën nga sulmet e armikut nga Luma. Ofensiva jugosllave filloi më 2 shtator 1920, në sektorin e Bllatës dhe Maqellarës. Forcat luftëtare dibrane i bënë rezistencë sulmit të armikut, por mungesa e armatimeve dhe drejtimi jo i mirë nga Dine Hoxhës dhe Dine Demës u tërhoqën në Kodrat e Qenokut. Gjatë marshimit të luftëtarëve ushtritë jugosllave përsëritën barbarizmat e vitit 1913. Masakruan qindra banorë dhe dogjën fshatra të zonës së Maqellarës. Shovinistët serb nuk kursyen asgjë, mizoritë e shfrenuara të tyre dhe rënia e Qenokut, shkaktuan panik në disa krerë të lëkundur të Dibrës. Për të shpëtuar popullsinë nga shfarosja Elez Jusufi, në krye të mijra luftëtarëve rezistoi me armë, deri sa banorët e Fushës së Topalltisë kaluan Drinin për në Lurën malore, nga ku pastaj vazhduan rrugën për në Mat, Qafë Shtamë, Krujë, Tiranë…

Për më shumë lexoni nesër në gazetën “Telegraf”