Nesër do të lexoni/ A do ta heqë Greqia Ligjin e Luftës me Shqipërinë?

819
Albert Z. ZHOLI
Para disa ditësh qeveria shqiptare mori vendim për të financuar plotësisht një operacion të kërkimit dhe rivarrosjes së ushtarëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë Luftës italo-greke. Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias e ka quajtur vendimin e qeverisë shqiptare, një hap shumë pozitiv. I pyetur sesi e komenton vendimin e qeverisë shqiptare për varrezat greke, Kotzias ka deklaruar: “Mendoj se ligji zbatues i miratuar nga Këshilli i Ministrave të Shqipërisë, më 13 të këtij muaji, dhe që u bë i njohur dje, me anë të të cilit zgjidhen çështjet e varrezave të ushtarëve dhe oficerëve grekë që ranë në Luftën italo-greke, është një hap i madh për atë që themi në mënyrë metaforike ‘qetësimin e shpirtit të të rënëve’, por është gjithashtu një hap besimi mes dy vendeve tona”. Ndërsa duke marrë në konsideratë këtë ligj të qeverisë shqiptare Nikos Kotzias, tepër i kënaqur, është shprehur se tashmë Greqia duhet të rishikojë Ligjin e Luftës me Shqipërinë. Të hënën (18.2.2017) në mbrëmje, në Televizionin Publik të Greqisë, ERT, ku ishte i ftuar në emisionin “Epomeni Mera”, përballë një paneli gazetarësh ai deklaroi se: “Kjo është çështja kryesore që duhet zgjidhur pozitivisht. Ky ligj mund të rrëzohet me Dekret Presidencial dhe se kjo do të rregullohet me një procedurë të veçantë”. Por çfarë do të sjellë për popullin shqiptar heqja e Ligjit të Luftës?!….


Për më shumë lexoni nesër nën gazetën “Telegraf”
Sigal