Nesër do të lexoni/ Mersin Kurti: Ushtarakët nuk lypin

128
Mersin Kurti

Përdora termin ushtarakët, jo vetëm si gjithëpërfshirës, por sepse, një gjeneral në rezervë, jo i pa punë, na vlerëson si të tillë, në rezervë dhe jo në pension të parakohshëm apo lirim. Ndoshta do t’u duhemi një ditë dhe mund të na përdorin sërish. 
Dikur në fëmijëri luanim një lojë të quajtur, -“e ka kush e ka”. Vraponim të preknim shokun dhe ai të ndiqte të tjerët për t’i lënë stafetën e ndjekjes. Kështu po ndodh edhe në zbatimin e ligjit për statusin e ushtarakëve. Qeveritë i lënë stafetën njëra -tjetrës dhe kalvari i moszbatimit të tij vazhdon prej 13 vitesh. Përse të jetë kështu dhe përse një ligj i miratuar me unanimitet, si rrallë ligje në parlamentin tonë, nuk zbatohet, por stisen e shpiken lloj-lloj mënyrash e mjetesh për të kundërtën? Rrënjët e këtij qëndrimi dhe tendenca për degradimin e ushtarakëve mendoj se kanë zënë fill menjëherë pas zgjedhjeve të para pluraliste. Atë kohë ata u akuzuan se së bashku me fshatarësinë kishin votuar për të mbajtur në pushtet komunistët. Që fshatarësia mund të ishte pak e vonuar në perceptimin e ngjarjeve të kohës, edhe është, edhe s’është e vërtetë. Ndoshta për këtë do të duhet një analizë e thellë e ngjarjeve me mendje të ftohtë, por që ushtarakët të kenë mbajtur qëndrim jo koherent nuk është aspak e vërtetë. Ata në përgjithësi, ndoshta më mirë se shumëkush e kuptuan domosdoshmërinë e shndërrimeve demokratike, por qenë mjaft të matur dhe të ekuilibruar në qëndrimet e veprimet e tyre. Më pas qëndrimet denigruese…
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”….