Nesër do të lexoni/ Pse grekët nuk i lironin çamët e burgosur

795
ARKIVA / Detaje nga letërkëmbimi i Mit’hat Frashërit, ministrit të parë Fuqiplotë në Greqi 
Leonard VEIZI
Pasuritë e krahinës shqiptare të Çamërisë, nuk është se kanë filluar të shpërdorohen pas Luftës së Dytë Botërore. Masakrimi i kësaj popullsie dhe konfiskimi i pasurisë së tyre, kishte filluar vite më parë. Këtë e bën të njohur letërkëmbimi i ministrit fuqiplotë të Shqipërisë në Athinë, Mit’hat Frashërit, me eprorët e tij në Ministrinë e Jashtme. Sipas shtypit të kohës, data 3 mars 1923 mbahet mend si dita e parë kur flamuri shqiptar u valëvit në kryeqytetin e Greqisë, Athinë. Ky ishte flamuri që ishte vendosur në makinën e diplomatit Mit’hat Frashëri. Dhe fill pas një pritjeje të bujshme, për diplomatin shqiptar filluan dhe problemet e mëdha. Sidomos ato që kishin të bënin me detyrimin për shpërngulje të popullsisë çame.
(Vijon nga numri i kaluar)
LETRA
Në një informacion të nisur nga Athina më 17 nëntor 1925 bëhet fjalë lidhur me fatin e 107 çamëve të burgosur. Në këtë relacion ministri fuqiplotë Mit’hat Frashëri i sugjeron ministrit të Punëve të Jashtme emërimin e një personi të përgatitur pranë Lidhjes së Kombeve.
“Zoti Ministër. Prej të 104 çamëvet që janë burgosur dhe ekziluar asnjë akoma ç’është lëshuar. Pangaloj më kishte dhënë fjalën se do të japë urdhër në Janinë. S’ka gjer më sot asnjë përfundim. Shtrëngimet e Çamëve sa vete po shtrohenë. Agjenti i Mandatuarve Z. Sliben refuzon që t’i dëgjojë. Edhe ata janë shtrënguar të bëjnë ankime drejt për drejt në S.d.N dhe në Komision mikst. Po, kjo gjë me qenë se ka edhe rrezik fort të pakë akuzojnë që të shkojnë dhe të dërgojnë letra. Letrat e shqiptarëvet….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal