Muharrem Xhaferi: PKSH për muaj me radhë e udhëhoqën Jugosllavët. Ja letra e Nexhmijes për Dushan Mugoshën

195

Flet ish-Sekretari Organizativ dhe ish-Anëtari i Kryesisë së partisë së Ballit Kombëtar, Muharrem Xhaferi;

Albert  Z.  ZHOLI

01-PKSH për muaj me radhë e udhëhoqën Dushan Mugosha dhe Miladin  Popovici

02- Ju tregoj një nga letrat që i dërgon e veja e diktatorit, Dushan Mugoshës më datën 7 maj 1944

03- Nexhmije Hoxha: Shoku Dushan me keqardhje të madhe mora vesh largimin tënd nga Shqipnija.

04- Dushan thuaju shokëve të Jugosllavisë se shokët shqiptar  ndjekin shembullin e tyre heroik

 

05- Vetë Enver Hoxha, ju ka dërguar 5 letra të tilla përmalluese shokëve jugosllavë

 

JU PËRMENDËT NË BISEDËN PARA KOHËSH DISA  DOKUMENTE  PËR KRIJIMIN E PKSH, SI E PËRCILLNI JU KRIJIMIN E PARTISË KOMUNISTE SHQIPTARE (P.K.SH.) ?

Unë jo solla një material që e kam marr në arkiva. Janë procesverbalet e vetë PKSH të ruajtura…Pra ato që trajtuam herën e parë janë dokumente që si shpika unë(…dhe pjesë nga proçes-verbali i Pleniumit të II-të të K.Q. të P.K.SH)

(Nga arkivi i K.Q. të P.K.SH) (1)

Jo vetëm që nuk është e nevojshme por edhe po të ishte për të shkruar për të kaluarën e Partisë Komuniste Shqiptare, ka aq komunistë nostalgjik që shkruajnë për të, sa që nuk i lenë radhë të tjerëve. Veç kësaj populli do dhe duhet patjetër ta harrojë atë të zezë që hoqi nga komunizmi. Por këtë e bëj për tu treguar vendin disave që akoma edhe sot, vazhdojnë të njëjtën rrugë si i pari i tyre. Xhemil Frashëri e Gjecovicët me shokë, me shkrimet e tyre po i fryjnë akoma përçarjes së madhe të bërë nga idhulli i perënduar i tyre. Kur sot faktet dhe dokumentet janë të shumta që flasin hapur për të ashtuquajturën P.K.SH. dhe bëmat ç’kombëtarizuese të saj për shqiptarët. Këta e mbrojnë me fanatizëm komunizmin e tyre dhe për më tepër krijimin e kësaj partie e quajnë vepër vetëm të Enver Hoxhës e të tjera. Më tej thonë se ne nuk u udhëhoqëm nga të huajt, harron se vetë P.K.SH. u krijua nga të huajt. Kominterni P.K.SH. nuk e njohu dhe nuk u lidh asnjëherë me të. Për më

tepër edhe më mbrapa Informbyroja e la në përfaqësinë e Partisë Komuniste të Jugosllavisë.

Ju përplaseni shumë me Xhemil Frashërin?

Meqë jemi te shkrimet e z. Xhemil Frashërit do të ndalem në arsyetimin se këta njerëz nuk kanë hequr dorë akoma nga ajo rrugë që përgatit i tragjedinë për kombin tonë, me instalimin komunist gjysmëshekullor në vend. Në shkrimet e tij tingëllon një notë e fortë revanshi. Në vend që të kërkojë falje për ato çka u shkaktoi patriotëve të vërtetë duke i vrarë, masakruar, internuar me gjithë familje dhe në fund i eliminoi, ky ngre tonin duke i quajtur të pamjaftueshme ato çka u bë mbi patriotët dhe ata që udhëhoqën Ballin Kombëtar. Dhe sikur të mos mjaftonin këto ai dhe Gjecovici thërrasin me të madhe se në vitet 1990 u ngrit nga varri edhe Balli Kombëtar. Edhe për të gjitha këto shkrime nga e veja e diktatorit (që edhe ajo mbarte një barrë të rëndë për ç’ka i shkaktoi këtij populli) Xhemil Frashëri merr përgëzimet e saj duke i bërë këto publike.

Lind pyetja: kujt i interesojnë këto shkrime kur vetë ata që kanë hequr të zitë e ullirit siç thotë populli nga ai regjim, nuk kanë kryer as edhe një akt më të vogël hakmarrjeje kundër Nexhmijes me shokë? Mos vallë edhe këtë qëndrim e injorojnë komunistët duke etiketuar nacionalistët si të paaftë?

Këto pyetje kërkojnë një përgjigje. Por vlen që përgjigja t’u jepet nga vetë qeveria demokratike e vendit tim për tu treguar njëherë e mirë vendin që u takon. Po ky historian i P.K.SH, thotë që lufta partizane nuk udhëhiqesh nga të huajt. Meqë kanë kaluar shumë vite mendon se u harrua që Brigada e Parë Partizane, komisar të saj kishte Jugosllavinë Dushan Mugosha qysh nga dita e parë e krijimit të saj. Po kështu harron se vetë Enver Hoxha u vendos përfundimisht Sekretar i Përgjithshëm i P.K.SH. më datën 18 mars 1943.

 

-Atëhere mundet të na thotë kush e udhëhoqi P.K.SH. që nga 8 nëntori 1941 deri sa doli Enveri në krye?

Dushani dhe Miladini. Nostalgjia për Dushanin dhe Miladinin që krijuan dhe udhëhoqën Partinë e tmerrit ka qenë dhe është e madhe akoma, tek ata persona që kanë punuar me ta dhe ende jetojnë. Përveç të tjerash kjo vërtetohet edhe nga letrat që ju dërgonin, mbasi këta dy emisarë Jugosllavë u larguan. Këtu po japim një nga këto letra që i dërgon e veja e diktatorit, Dushan Mugoshës më datën 7 maj 1944

I dashuri shoku Dushan: (2)

Me keqardhje të madhe mora vesh largimin tënd nga Shqipnija. Veçanërisht më erdhi keq që nuk mundëm të takohemi para se të ikje. Megjithëse kemi ndenj pak kohë bashkë, e ndjej mungesën tënde në mes tonë, ashtu si edhe shokët tonë më të afërt. Sigurisht do të kujtosh jo vetëm kohën që jetove dhe bashkëpunove gjatë këtyre dy vjetëve e ma, por sigurisht do të marrë malli dhe për malet edhe fushat e Shqipërisë që i lave me djersë dhe që ju pive dhallën. Apo jo? Jo vetëm ne por gjithë populli shqiptar, do të të ketë një mik të dashur të tij e sigurisht kur të sjellë rasti të kthehesh ndonjëherë, në vendin tonë do të shohësh se me punë, do të shpërblejë atë që kini bërë. Sigurisht me bindje të plotë se do të shtojmë, gjithnjë hovin e punës, që të forcojmë e naltësojmë partinë tonë dhe ti sigurojmë edhe popullit pushtetin e tij.

Vetëm kështu do të shpërblejmë dhe ndihmën tuaj të vlefshme.

Dushan thuaju shokëve të Jugosllavisë se shokët shqiptar ndjekin me besim hapin e tyre dhe kërkojnë çmos që të ndjekin edhe shembullin e tyre heroik. Thuaju që gjithë populli shqiptar ndjen për popujt e Jugosllavisë dhe për luftën e tyre, një dashuri të madhe. Të gjithëve të fala shoqënore. Mos na harro. Po munde na kujto me ndonjë copë letër. Udhë e mbarë dhe u pjekshim në botën e lirë. Të vërtetat mbi

Të fala shoqënore Nexhmia (Vladimir Dedijer “II sague traditto” 1949, faqe 208- 209)

  • Ka pasur letra të tjera të tilla?

 

Letra të tilla të përmallshme asaj kohe ju kanë dërguar shumë udhëheqës të P.K.SH, edhe vetë Enver Hoxha, shokëve jugosllavë. Ka edhe shumë të tjera që mund të shkruash ditë të tëra për to. Por meqë përgjigjen u dha vetë populli që i përmbysi nuk ja vlen të zgjatesh me ta. Përpara këtyre që sapo u shkruan, të cilat dëshmojnë se Enveri me shokë janë udhëhequr nga jugosllavët, gjatë gjithë luftës partizane, nuk besoj se mos të kujtohen nostalgjikët e sotshëm për të kaluarën e tyre shumë të dyshimtë dhe të ulin kokën për bëmat e të parëve të tyre kriminelë.

Me krijimin e Partisë Komuniste e cila u formua nën udhëheqje direkt të Partisë Komuniste Jugosllave kjo bashkoi ato grupe komuniste që pranuan. Ndërsa të tjerët i eliminuan dhe politika që ndiqnin ishte më e sofistikuar. Sigurisht Partia Komuniste Shqiptare duke u udhëhequr nga ajo jugosllave dhe duke përvetësuar eksperiencën e tyre, që s’ishte gjë tjetër veçse eksperienca shumëvjeçare e Partisë Komuniste Sovjetike, tërë jetën e saj u bazua në “Krim dhe mashtrim”. E kishin më të lehtë të vepronin te populli patriot shqiptar. Populli besoi në thënien e komisarëve të cilët në njëfarë kohe gjatë luftës thoshin se ne jemi vëllezër me ballistët dhe po luftojmë së bashku okupatorin. Njëkohësisht thoshin që do rrisim mirëqenien e të gjithëve, nuk do të ketë të varfër, do hamë të gjithë me lugë floriri e te tjera ëndrra si këto. Kjo propagandë ju desh për aq kohë që ata vërtet përdoren bazat e nacionalistëve si për ushqim edhe furnizime të ndryshme.

Me daljen e kuadrove për propagandën e tyre, filluan të flisnin ndryshe. Të gjithë ata nacionalistë që ranë në kurthin e kësaj propagande, u përdorën nga komunistët për aq kohë që kishin nevojë për ta. Pastaj mbasi shtrydheshin mirë e

mirë sikurse limonin i flaknin tej duke i eliminuar fizikisht. Faktet janë të shumta. Nëse mund të përdorësh dokumentet e arkivit komunist dalin në pah eliminimet shkallë-shkallë të patriotëve të vërtetë. Një pjesë u pushkatuan gjatë luftës të tjerët mbas saj.

-Ju thoni apo i krahasoni njësitet guerile me njësitet “terroriste” ku e bazoni?

 

Ndërkohë komunistët sipas eksperiencës që i jepnin shokët jugosllavë, në qytete krijuan njësitet guerile, apo më mirë do tu shkonte njësitet “terroriste”. Këto njësi udhëhiqeshin nga një celulë komuniste, që as njësiti vetë nuk e dinin cilët ishin ata që formonin këtë celulë. Kjo celulë pavarësisht nga kush përbëhej nuk dinte asgjë se kush vritej dhe pse vritej. Urdhrat vinin nga lart. Ky grup i përbërë nga 3 vetë vendoste se “X” person duhej të vritej. Kështu që merreshin jetë njerëzish (sipas shprehjes popullore) si lakrat që merrte baçevani në baçen e tij. Celula të tilla ishin edhe brenda njësive partizane të cilat nga partizanët e thjeshtë nuk njiheshin. Aq e vërtetë është kjo sa ata që kanë luftuar në radhët e partizanëve nuk i njihnin jo vetëm anëtarët e celulës por edhe cili ishte komunist. Kjo u mbajt tepër sekret deri edhe ca kohë mbas mbarimit të luftës.

Njësitet guerile filluan të kryenin krime duke vrarë njerëz të pafajshëm vetëm se kishin bindje të ndryshme nga komunistët, gjë e cila më mbrapa është pranuar edhe nga vetë udhëheqja e komunistëve shqiptar duke i quajtur se “X” ….është vrarë gabimisht pavarësisht se tjetrit i ikte jeta dhe pasardhësit e tij vuanin të gjitha të këqijat e atij sistemi, si njerëz të persekutuar.

 

  • Sipas jush cili ishte qëllimi i vrasjeve të nëjsiteve guerile, me sa di ata vrisnin pushtuesit dhe tradhtarët?
  • Gjithë kjo bëhej për të përhapur panik në popull duke thënë se po eliminojmë tradhtarët. Por ndërkohë edhe çetat e tyre filluan aty këtu goditje të befasishme kundër çetave të Ballit Kombëtar. Dihet nga të gjithë se serbo – malazezët kanë qenë armiqtë tradicionalë për Shqipërinë e shqiptarët. Prandaj komunistët, në veçanti udhëheqësit e tyre edhe sot, pas dështimit të plotë të politikës së tyre, për të mbuluar këtë fakt, vazhdojnë të thërrasin se themeluesi i P.K.SH. ishte shoku Enver. Se kush e formoi Partinë Komuniste Shqiptare dhe si u gjend Enver Hoxha në krye të saj, tashmë e dinë të gjithë. Por sa për ilustrim po përmend. Vetëm fakti që emisari jugosllav Miladin Popoviq, në raportin e tij drejtuar Komitetit Qendror të P.K.J, me 21 Maj 1942 thotë: (3)“….kemi gjetur një kaos të vërtetë në grupet komuniste. Ndodheshin grupe dhe grupthe (gjithsej tetë, ndër të cilat dy trockiste). Secili prej tyre tërhiqte nga ana e tij. Shpeshherë bënin edhe bashkime ose marrëveshje për të paditur te neve njëri tjetrin”. Lidhur me këtë shih edhe librin “gjaku i tradhëtuar” botim i Ministrisë të Punëve të Jashtme Jugosllave, në vitin 1949.

Për sa më lart e vërteton edhe vetë diktatori në raportin e tij mbajtur në pleniumin e II-t të P.K.SH. në Berat me 1944 ku midis shumë fakteve të tjera thotë: “….Do të theksoj zgjedhjen time si sekretar politik. Aliu(Miladini)s’kishte besim tek asnjeri veç meje. Unë nuk e di për vendimin që u mor për këtë, por di që Aliu mbrojti tezën që unë të isha sekretar politik. Kjo mua më ra si nga qielli…”

-Të gjitha këto çfarë duan të thonë sipas teje?

 

Nga të gjitha anët del e qartë se grupet komuniste të asaj kohe nuk kishin pjekurinë e duhur për të formuar një parti të vetë. Kjo u mundësua vetëm me ndihmën e jugosllavëve, të cilët këtë moment e përdorën me mjeshtëri për realizimin e qëllimeve të tyre, gjë të cilën koha më mbrapa e vërtetoi plotësisht. Pra ëndrra jugosllave për të vënë shqiptarët në luftë me njëri tjetrin tashmë u bë realitet. Dëshira për të zhdukur sa më shumë shqiptar me krijimin e P.K.SH.u realizua. Dhe ata të kënaqur fërkonin duart për këtë arritje të tyre.

 

Nesër do të lexoni:

  • Miladin Popoviq, në raportin e tij drejtuar Komitetit Qendror të P.K.J, me 21 Maj 1942 thotë: Kemi gjetur një kaos të vërtetë në grupet komuniste
  • Njësitet guerile filluan të vrisnin njerëz të pafajshëm vetëm se kishin bindje të ndryshme nga komunistët

03- Enver Hoxha në plenumin e II-t të P.K.SH. në Berat : Do të theksoj zgjedhjen time si Sekretar nga Miladini pasi kishte besim veç tek unë

04- Në Plenumin e Beratit Enveri thotë: Vërejtjet e shokut Tito, ishin për ne fanar që duhet të na ndritnin mendjen

05- Enver Hoxha: Për takimin me ballistët në Mukje, vepruam gabim.