Medi Koçi: Si u përballa me provokimet e Sigurimit të Shtetit në grevën e Valiasit

812
Sigal

Kur dhe pse filloi greva e urisë në Valias?

Kjo grevë filloi në muajin Maj. Ne tashmë kishim rritur kërkesat tona. Gjatë grevës së përgjithshme të majit të vitit 1991, SPMSH  luajti rolin kryesor për fitoren e forcave demokratike të asaj kohe. Më 25 maj 1991, 49 minatorë të pellgut qymyrguror të Tiranës ( atëherë 13800 minatorë) ngujohen në grevën e urisë në nëntokë duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë komuniste dhe realizimin e 17 pikave të kërkuara nga BSPSH.

Kryetar i saj ishte Fiqiri Xibri. Unë isha pjesë e grevës, por duke pasur parasysh që kisha dhe rolin e fotografit dhe të qendrës së zërit më lënin si lart në tokë, por edhe nën tokë. Pra 47 vetë ishin nën tokë. Unë me Fiqiri Xibrin lëviznim. Unë familjen e çova në Maminas tek njerëzit e saj. Pas një qëndrimi heroik, prej 11 ditësh, në këtë grevë, në datë 6 qershor 1991, qeveria komuniste u detyrua të japë dorëheqjen, kjo grevë e zhvilluar në nëntokë, bën të mundur afrimin e zgjedhjeve 3 vjet përpara dhe i hapi rrugën forcave demokratike për marrjen e pushtetit.

Për kontributin e jashtëzakonshëm në lëvizjen për demokraci dhe në lëvizjen punëtore  për krijimin e sindikatave të pavarura në Shqipëri të tipit modern perëndimor, Presidenti i Republikës së Shqipërisë e ka dekoruar SPMSH dhe të 49 minatorët e grevës së urisë me medaljen e  lartë  “Pishtar i  Demokracisë”

 A i ruani ato fotografi?

Albert ZHOLI

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf