Jovan Jano:Çe Guevara, heroi i mitologjisë revolucionare, Kuba, shteti së cilës i ra për pjesë një kryetrim

798
Sigal

  Me rastin e 45-vjetorit të rënies së luftëtarit kubanes, i cili ka vizituar edhe Shqipërinë

 Nga se u nisët për të shkruar rreth Çe Guevarës një libër si ky që qarkullon  në libraritë tona?

 Sensi heroik i jetës së Çe Guevarës dhe vënia e saj në dispozicion të njerëzimit, më ka frymëzuar që kur isha në shkollën pedagogjike “Petro Nini Luarasi” në Korçë në vitin 1967, vit kur Çe Guevara u vra në Valle Grande të Bolivisë dhe unë me disa shokë të mi të shkollës dëgjonim radiot e huaja, që jepnin lajmin e vrasjes. Po ashtu karakteri i Guevarës si: përkushtimi, burrëria, qëndresa dhe besnikëria ndaj idealeve të veta, gjithashtu janë frymëzuese për çdo njeri. Nuk e kuptoj pse në ato vite në Shqipëri propaganda heshti rreth kësaj figure tepër interesante.! Dua të shtoj se rrallë herë, ndoshta kurrë, një figurë, një emër janë bërë kaq universale shumë shpejt e me një forcë plot pasion. Ernesto Çe Guevara rritet dhe lartësohet gjithmonë e më shumë në të gjithë botën, duke prezantuar shpresën, shembullin dhe stimulin në luftën për një shoqëri më të mirë.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf