Migrena, së shpejti kura që do të qetësoj dhimbjet

478
Sigal

SHKENCËTARËT DANËZË/ Zbulohet shkaktari. Studimi shënon një hap të madh në rrugën për trajtim më të suksesshëm

Shkencëtarët danezë kanë bërë një zbulim të rëndësishëm në atë se nga shkaktohet migrena. Ata thonë se gjetjet e tyre hedhin poshtë teorinë që ka vlejtur për kohë të gjatë lidhur me atë se pse koka ndjen dhimbje gjatë sulmeve të migrenës. Për kohë të gjatë është menduar se migrena shkaktohet nga një zgjerim arteriesh në pjesën e jashtme të kokës. Tani, studimi danez sugjeron se mund të jetë një arsye tjetër, e cila shkakton dhimbje: fibrat nervore nëpër enët e gjakut bëhen shumë të ndjeshme. Në këtë përfundim shkencëtarët erdhën pasi studiuan kokën e 19 femrave, të cilat vuanin nga migrena, duke ekzaminuar arteriet e tyre gjatë sulmeve të migrenës.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf