Islam Kondi: Në krijimin e Korpusit të tretë të Korçës, në vitin 1961 erdhi Enver Hoxha

947
Sigal

 Intervista/ Flet – ish-ushtaraku, aktori amator i Pallatit të Kulturës “Dhimitër Orgocka”, në Maliq-Korçë, Islam Kondi

 Një jetë në Maliq dhe pse është lindur në Fushë-Bardhë të Gjirokastrës. Saktësisht ka jetuar për 45 vite në Maliq. Jeta e tij ka kaluar mes uniformës ushtarake, por dhe skenës. Këto ishin dhe ëndrrat e tij, e para ishte rroba ushtarake dhe e dyta skena. Të dyja i realizoi me sukses në jetë. Detyra bëri që tërë jetën ta kalonte larg vendlindjes, por Maliqi ju bë vendlindje e dytë ndërsa skena e teatrit të Korçës  shtëpi e dytë. Dhe pse me rezultate të larta në ushtri asnjëherë s’mundi të largohej nga Maliqi dhe pse kërkesat për lëvizje nuk munguan, por servilët, hatëret, tarafet e lanë në vendin ku dikur ka qenë kënetë. Por ai boshllëqet e jetës i plotësoi me skenën. Aktor amator por që është vlerësuar nga kritika si aktor profesionist. Në shumë drama i janë besuar role të dorës së parë sikur të kishte mbaruar Akademinë e Arteve. Edhe sot ai vazhdon të jetë pjesë e skenës edhe pse jeta artistike në Maliq është e varfër, por kjo s’mund të thuhet për Korçën ku ai e ka si Maliqin.

 -Një jetë në Maliq, por jeni lab?

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf