Vladimir Lulaj: Partitë kanë ndërtuar politika financiare diskriminuese ndaj ish-ushtarakëve patriot, duke shaktuar genocide me pensionet

517
  • Partitë kanë ndërtuar politika financiare diskriminuese kundër ish ushtarakëve patriotë
  • Pse ushtron gjenocid kundër ushtarakëve Qeveria Rama..?
  • -Partia Socialiste ka detyrime kundrejt ushtarakëve
  • Tani le t’i themi gjërat ‘troç’…
  • Ushtarakët vdesin për të mbrojtur Popullin, por nuk e shesin Atdheun për t’u pasuruar…
  • Nomenklatura enveriste e byrosë politike të Partisë së Punës vazhdimisht kishte frikë nga patriotizmi i ushtarakëve aktivë
Sigal

 Por kishte edhe një shtresë tjetër, që gjoja merrte rrogë të nivelit mesatar për kohën, domethënë 800 deri 1,000 lekë në muaj, ose 115 deri 143$ USD, siç ishin oficerët aktivë, (dhe me këtë rast mbaj parasysh gjithë oficerët e ‘internuar dhe të tejvojtur’ të reparteve rezerviste të pikave të hapjes); familjet e të cilave konsideroheshin si “enveriste në qëndrim dhe mikroborgjeze në nivel jetese”, për shkak të pagesës së lartpërmendur.

Tash ka ardhur momenti t’i themi troç gjërat, ashtu siç kanë qenë, ose siç janë në të vërtetë; pra pa i radikalizuar sëprapthi, siç bën ndonjë militant berishian ‘tepër gojëhapur’, por shumë ‘mendjembyllur’.., si për shembull ministri i financave z. Ridvan Bode, që është dipllomuar në kohën e socializmit; ndaj, për t’u treguar gjoja “demokrat i flaktë”, zhvillon politika financiare diskriminuese kundër ish ushtarakëve patriotë, për shkakun e ‘urryer’ se ata dikur, duke punuar ditë e natë, tamam si të ‘internuar nëpër qindra pika hapje’ për mbrojtjen e atdheut…, ndjenin ‘lumturi’ kur merrnin nga diktatura puniste rroga ‘aq të majme’, sa mund të blinin gjithsej 40 deri 50 kilogram mish viçi në muaj.

Me bekimin e kryeministrit ish komunist z. Sali Berisha, ministri egocentrist i ministrisë së financave, z. Ridvan Bode, faktin e lartpërmendur ‘thuajse e citon si akuzë penale’, madje pozicionohet qartasi si një nga eksponentët militantë të luftës së re klasore; të cilët, plot vetkënaqësi makabre, synojnë shndërrimin e ish ushtarakëve patriotë në ‘lypësa pa dinjitet’.

Në këtë kuadër deputetët politikë të grupit parlamentar të partisë demokratike ndihen krenarë përpara udhëheqësit të tyre; sepse, në kundërshtim me frymën e NATO-s dhe Bashkimit Europian, kanë miratuar ligjin nr.10142, datë 15.05.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura…”, që kufizon në mënyrë drastike trajtimin ekonomik të ushtarakëve.

Sikur të mos mjaftonte ky paradoks, masat ‘leniniste’ dragoniane, kundër ish ushtarakëve patriotë për të mos i mikroborgjezuar, por për t’i mbajtur sa më të varfër, ose si majtistë nga pikëpamja e nivelit ekonomik, janë zhvilluar deri në ekstrem nga VKM nr.793, dt.24.9.2010 dhe “Akt normative nr.5, dt.10.11.2010”, duke i detyruar të marrin nga 18,320 lekë pension të parakohshëm vetëm 11,117 lekë në muaj. Nëpërmjet këtij keqtrajtimi financiar, haptazi diskriminues në pikëpamje ligjore, që barabitet me 78 euro, pushteti i përkohshëm politik berishian, i detyron ish oficerët të blejnë vetëm 14 kilogram mish në muaj, që njejtësohet me fuqinë blerëse të 300 lekëve në kohën e varfërisë socialiste.

Ushtarakët vdesin për të mbrojtur Popullin, por nuk e shesin Atdheun për t’u pasuruar…

 Në vitin 1989 kishte filluar mesloja ndërkombëtare e ‘dominosë’, ose rënia e paevitueshme e regjimeve diktatoriale të vendeve të lindjes; ndaj ish sekretari i parë i Partisë së Punës, tashmë i ndjeri Ramiz Alia, e dinte fort mirë se të gjithë oficerët nuk ishin besnikë të regjimit që kish trashëguar nga enverizmi, për shkak se rangun e mesëm, siç qe funksioni i komandantit të repartit rezervist, që sot mban  gradën e majorit, de-facto e paguante me vetëm 16 lekë për ditë pune, ose 2 USD e 30 cent dhe vartësit e tjerë me 2 USD. Ky trajtim i ‘qelbur’ financiar ishte më i vogël nga pagesa e punëtorëve të thjeshtë, që merrnin minimumi 21 lek, ose 3 USD; pra të gjithë ushtarakët, përfshi policinë e rendit, s’mund të ishin besnikë të regjimit që po rrëzohej.

Sidoqoftë ai e testoi fuqinë e ‘pulsit komunist’ të ushtarakëve, që ishin anëtarë partie, duke orientuar shndërrimin e organizatave bazë në shoqata kolektive, ku mund të merrte pjesë gjithë efektivi i repartit ushtarak dhe askush nuk e kundërshtoi. Kjo e bëri të kuptonte se roli udhëheqës i ideologjisë partiake në ushtri ishte thjesht një flluckë sapuni; pra oficerët nuk ishin të gatshëm për të mbrojtur rolin komandues të udhëheqjes politike në forcat e armatosura të vendit; ndaj hoqi dorë nga idea e ‘frymës komuniste të korpusit të oficerëve’; por nuk guxoi t’a përdorte as policinë e fshehtë kundër popullit protestues; sepse ishte i sigurtë se patjetër do të përsëritej precedenti i Rumanisë.

Sikur policia e fshehtë të ushtronte terror kundër popullit për të mbrojtur diktaturën, ushtria do të mbronte verdiktin popullor nga genocidi dhe rrëzonte me forcë pushtetin antipopullor të komunistëve. Në këtë eventualitet fati i Ramiz Alisë dhe i byrosë së tij politike do të ishte i njëllojtë me atë të familjes së Çausheskut të Rumanisë. Ndaj, trembur nga ndërgjegja patriotike e ushtarakëve, ramizistët ndaluan të gjitha stërvitjet ushtarake me trupat rezerviste, madje filluan të çarmatosnin ushtrinë, duke mbledhur armët nga pikat e hapjeve; liruan para kohe ushtarët aktivë dhe vendosën si roje të depove të municioneve pikërisht oficerët aktivë.

Meqë aludimi ushtarakët kanë qenë “besnikë” të regjimit komunist, sepse gjoja janë paguar mirë, nuk qëndron aspak; sërisht lind pyetja: pse qeveria berishiane po i keqtrajton ish ushtarakët patriotë me pensione qesharake dhe fyes për dinjitetin e tyre? Pse antiligjërisht ua ka ulur pagesën në masën 7.200 lekë? Pse nuk ua paguan “borxhin” e prapambetur të 6,650,000 lekë? Pse po i denigron haptazi, kur dihet se ushtarakët vdesin për të mbrojtur Shqipërinë, por ‘nuk e shesin’atdheun për t’u pasuruar…?

 

Nëse lypset komenti…

  Mirëkuptimi, modestia dhe përkushtimi i heshtur demokratik i ushtarakëve të ndershëm e patriotë është keqvlerësuar me mosintegrimin e tyre në ekonominë e tregut, si dhe me diskriminim të posaçëm përsa u takon dhënies së pensioneve të parakohshme për vjetërsi shërbimi. Nëse lypset komenti, rrudhtasi kumtoj faktin, që e dinë të gjithë, se nomenklatura enveriste e byrosë politike të Partisë së Punës vazhdimisht kishte frikë nga patriotizmi i ushtarakëve aktivë, ndaj preferoi të vishte me ‘kapardina të bardha’ disa komisarë besnikë, ose ‘heronj të heshtur’, të cilët i kishte titulluar oficerë rezervistë…

Pse ushtron gjenocid kundër ushtarakëve Qeveria Rama..?

  1. Partia Socialiste ka detyrime kundrejt ushtarakëve
  2. Ku dallon qeveria socialiste nga ajo berishiane lidhur me trajtimin e shtresës së ish ushtarakëve, që kanë dalë në reservë dhe lirim në korrik të vitit 1992 dhe, duke filluar nga data 1 janar 1999, kanë përfituar pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi (PPVSH) në masën maksimumi 8,000 lekë në muaj dhe më 1.07.2009, kur hyri në fuqi ligji nr.10142, merrnin maksimumi 17,000 lekë në muaj?.
  3. Aktualisht dhe sinqerisht mund të them se: qeveria socialiste, kur ishte në opozitë ka bërë demagogji dhe premtime elektorale boshe në favor të ish ushtarakëve dhe ka marrë votat e tyre; por, me të ardhur në pushtet, në qershor 2013, forcoi gjenocidin financiar të filluar nga qeverisja berishiane, që adaptoi ‘ligjin Bode’, ose VKM-në nr.5/2010 kundër tyre. Kësisoj, në kundërshtim flagrant me frymën e vendimit nr.33/2010 të Gjykatës Kushtetuese, pas rillogaritjes së PPVSH të 10,400 ish ushtarakëve, duke filluar nga data 1.11.2011, afro 4,000 syresh, ose saktësisht 3,912 prej tyre, iu ul masa e pensionit mbi 5,000 lekë në muaj dhe u shpallën debitorë kundrejt ISSH në masën 135,000 deri 200,000 lekë secili. Ata që merrnin 17,000 deri 19,000 lekë PPVSH nisën të marrin vetëm nga 11,000 lekë në muaj, d.m.th 8,000 lekë, ose 42% më pak nga sa merrnin në tetor 2011; pra 11,000 lekë më pak nga minimumi jetik, që kap kuotën 22,000 lekë në muaj.
  4. Këta, 3,912 ish ushtarakët e diskriminuar, si grup shoqëror kanë ndjerë dhe duruar pa u ‘revoltuar’ gjenocidin antiligjor të qeverisë destruktive të ‘injorantëve’ berishianë; ndaj në qershor të vitit 2013 dhe gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2015 votuan unanimisht grupimin politik të diadës PS – LSI; por, për fat të keq, ndryshe nga pritshmëria e tyre, hasën mospërfilljen, përbuzjen dhe poshtërimin e pameritu-ar të qeverisjes së kryesuar nga kryeministri aspak mirënjohës, z. Edi Rama; i cili, në mënyrë aspak racionale, njilloj si gjatë regjimit destruktiv berishian, vazhdoi me egërsi kursin antishtetëror, trajtimin antiligjor dhe gjenocidin financiar kundër 3,912 ish ushtarakëve patriotë.
  5. Aspak befas, grupi i diskriminuar me 3,912 familje ish ushtarakësh ndjen se qeverisja socialiste e kryeministrit ‘surealist’, z. Edi Rama, nuk njeh, ose nuk ka vullnet të zbatojë ligjet e shtetit; madje po bëhet e ‘padurueshme’ dhe e ‘keqja më e madhe’ për ish ushtarakët patriotë jo vetëm për shkak se së bashku me ‘regjimin antiligjor’ berishian nga data 1.11.2011 deri 31 mars 2016, për 54 muaj rresht u ka ‘qethur’ ish ushtarakëve nga 8,000 lekë në muaj, ose mesatarisht 424,000 lekë sejcilit. Kësisoj për 21 muaj, nga data 1.11.2011, deri 30 qershor 2013, ish qeveria berishiane i ka ‘grabitur’ çdo ish ushtaraku 168,000 lekë; pra ‘gjenocidi financiar’ i ushtruar nga ish qeverisja berishiane barabitet me 657,216,000 lekë, ose 4.7 milion euro; kurse ‘gjenocidi financiar’ i ushtruar për 33 muaj nga qeveria mosmirënjohë-se e kryeministrit, z. Edi Rama, nga 1 korrik 2013 deri 31 mars 2016, u ka ‘grabitur’ 3,912 ish ushtarakëve 1,071,888,000 lekë, ose 7,656,342 euro.
  6. Bashkarisht, dy qeverisjet ‘Berisha – Rama’, për 54 muaj rresht u kanë ‘grabitur’ 3,912 ish ushtarakëve patriotë gjithsej 1,728,104,000 lekë, ose 12,343,600 euro. Qëndrime të tilla fyese dhe poshtëruese janë ‘adaptuar’ dhe po zbatohen kundrejt shtresës patriotike të ish ushtarakëve nga triada PS – LSI – PD, për të treguar ‘antikomunizmin’ e tyre folklorik.

Kulmi i hipokrizisë qëndron te fakti se diada bashkëqeverisëse PS – LSI, u dhuron këstin e katërt dhe të pestë, ose benefice financiare shtresës së ish të përndjekurve të dikurshëm politikë, për shkak se ata jo vetëm e votojnë kundër në mënyrë permanente qeverisjen majtiste, por vazhdimisht bëjnë greva urie, ose i venë flakën vetes kur filmohen nga kamerat e mediave vizive. Kurse ish ushtarakët, që në kohë paqe e ‘derrdhën djersën lumë, kurse gjakun pika – pika’, kanë mbetur ashtu siç qenë, patriotë të urtë dhe viktima të duruara, të gatshëm për të dhënë heshturazi jetët e tyre vetëm për mbrojtjen ushtarake të Atdheut.

Qeveria socialiste, që ka deklaruar se do të bëjë ‘shtet’; ‘përbetohet’ për sundimin e ligjit; trumpeton tautologjinë ‘përtej të majtës dhe të djathtës’; por de facto sillet me përbuzje, pa prudencë, pa racionalitet, madje krejt antiligjërisht ushtron gjenocid të vijueshëm financiar kundër ‘kopesë me dele të urta’ të ish ushtarakëve patriotë; të cilët nuk ‘blegërijnë’ kundër shtetit; nuk e braktisin atdheun e tyre, nuk kërkojnë strehim politik, nuk bëjnë veprime destruktive, nuk bëjnë greva urije, vetëgjyqësi, ose ‘mosbindje civile’; por si ‘kau i duruar plak’shkruajnë me durim dhjetra artikuj sensibilizues, që kurrë nuk lexohen, ose nuk mbahen asnjëherë parasysh nga ‘mëndjembylluri kryeministër’; i cili, me sjelljen e vet mospërfillëse thuajse beson se roli i ish ushtarakëve patriotë na qenka të sjellurit si viktima, ose ‘vetkurbane politikë’, të determinuar për të votuar ‘të keqen më të vogël’, d.mth partinë e tij rozë, që i vështron politikisht me përbuzje dhe i keqtrajton financiarisht si ‘kavie eksperimentale’, që duhen studiuar për të zbuluar se përse pranojnë keqtrajtimin financiar me 12,000 lekë në muaj, por kurrësesi nuk rebelohen kundrejt pushteteve të përkohshëm politikë.

Përgjigja është e thjeshtë”: ish ushtarakët, me urtësi të pashembullt, me besni-këri përmanente dhe përulje të vendosur kundrejt shtetit të munguar ligjor, sërisht do ankohen dhe protestojnë paqësisht me mjete ligjore dhe demokratike kundër gjenocidit financiar antiligjor të ushtruar nga triada politike PS – LSI – PD’; por kurrë nuk do kryejnë veprime dhe mosveprime destruktive, ose ‘mosbindje civile’; sepse besojnë se zgjidhja efektive, drejtësia sociale dhe sundimi i ligjit janë një trend i paevitueshëm i sistemit aktual të Shqipërisë demokratike; ku e drejta e mohuar përkohësisht do rivendoset duke ndëshkuar në momentin oportun, me votim të lirë, abuzivitetin antiligjor të qeverisjes administrative.

Ish ushtarakët e zhgënjyer kanë pritur me durim të pasosur rivendosjen e të drejtave ligjore të fituara me ligjet e mëparëshme; që pensionet e parakohëshme për vjetërsi shërbimi t’i nënshtrohen platformës ligjore të garantuar nga parimi i sigurisë juridike, ose nenet 4, 42, 44, 81/2 – gërma ‘a’, 116/1, 138 dhe 155 të Kushtetutës.

  1. Pushteti Politik i PS, njëlloj si PD, diskriminon ushtarakët

Në nëntor të vitit 2014 ju kam emëtuar se pushteti elektoral i shoqërisë civile shqiptare ka votbesuar pushtetin politik socialist për qeverisjen katër vjeçare të vendit dhe garant për mirëqeverisjen janë deputetët dhe forumet vendimarrëse të PS, që kontrollojnë me oponencë konstruktive mënyrën se si qeveris qeveria e kryesuar nga kryetari rastësor, z. Edi Rama; i cili nuk mund të jetë i ‘barabartë’ ose më i rëndësishëm se pushteti elektoral qeverisës, që shoqëria civile shqiptare i ka deleguar për 4 vjet, (qershor 2013 – qershor 2017,) Partisë Socialiste.

  1. Në këtë kuadër kam bindje se ka ardhur momenti oportun që grupi parlamentar i Partisë Socialiste të zhvillojë një interpelancë parlamentare me krye -ministrin e saj socialist, z. Edi Rama, me objekt: “Pse vazhdon gjenocidi financiar, antiligjshmëria dhe demagogjia boshe, krejtësisht e panevojshme, kundër 3,912 ish ushtarakëve patriotë? Kur do zbatohen drejt dhe jo shtrembër ligjet, që mbrojnë të drejtat e fituara nga ish ushtarakët lidhur me rillogaritjen e pensioneve të parakohshëm përfundimtarë për vjetërsi shërbimi në përputhje me VKM nr.252/2011, si dhe vendimin nr.10, datë 06.03.2014 të Gjykatës Kushtetuese?”.

 

  1. Nëse pushteti shtetëror ekzekutiv, i deleguar në qershor të vitit 2013 nga verdikti elektoral i sovranit popull politikisht me maxhorancë socialiste, nuk do të kontrollohet, drejtohet dhe japë llogari përpara udhëheqjes dhe oponencës së vet konstruktive, që konceptohet si diadë dhe unitet midis forumeve vendimarrëse të PS dhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste, atëhere pushteti ekzekutiv qëndror jo vetëm do të jetë jashtë kontrollit efektiv lidhur me mbajtjen e premtimeve elektorale, si dhe mirëqeverisjen e vendit; por edhe do të shkaktojë dis’harmoni me grupet e ndryshme të interesave brenda shoqërisë civile, si dhe krijojë kultin e shtetarëve të pavarur nga ligji, plus një administratë të ‘pavarur’ nga parimet e sovranitetit ligjor; e cila, në vend të sundohet nga ligjshmëria, do të ‘komandojë’ sipas dëshirave subjektive përmbajtjen e imperativit kategorik ligjor.