Hapja e muzeut të Korçës nga Gaqo Mborja dhe zhdukja e violinës së Stradivarit

799
Sigal

Pasionet e shumta të Mborjes, që nga koleksionimi e deri tek fotografia. Hapja e muzeut në Korçë kishte si qëllim nderimin e figurës së nënës së tij.

(Vijon nga numri i kaluar)

Rrëfimet e Gaqo Mborjes në vazhdim, prekin histori të veçanta jo vetëm të jetës së tij, por dhe të ngjarjeve e evenimenteve të ndryshme që lanë gjurmë direkt e indirekt në Korçë, vendlindjen e tij e më gjerë… Kështu, mësohen marrëdhëniet e tij me gratë, martesa me vajzën e një koleksionisti të famshëm, si dhe fati i zhdukjes së disa relikeve të rralla kulturore e historike me famë botërore në vendlindjen e tij…

Gratë e Gaqo Mborjes

“Udhëtova për në Kaliforni me një tren për 35 dollarë (udhëtimi zgjaste 5 ditë), i ka treguar Mborja gazetarit Jayne Blanchard. Isha ulur në tren pranë një zonjëze shumë të bukur. Ajo më pyeti ku po shkoja dhe unë i thashë: “Kalifornia”. Nuk e kisha idenë sa i madh ishte ky shtet. Ajo u habit dhe më propozoi se do të ishte më mirë të shkoja e të jetoja me të në Long Beach”. Dhe ai pranoi. Ajo e regjistroi në shkollën e lartë Politeknike në Long Beach, ku u diplomua. Qysh atëherë “unë nuk pata nevojë të kërkoja punë. Ato më vinin vetiu gjithmonë”, – ka thënë Mborja. Pas kësaj zonjëze të bukur, ai ishte njohur edhe me gra të tjera. Ai tregonte për të dashurën e tij hollivudiane, babai i së cilës shpiku konceptin e Kartave të Kreditit. Të dy endeshin nga një hotel në tjetrin, duke kënduar gëzueshëm çdo gjë për babushin. “Unë nuk isha zhigolo (shoqërues me pagesë i një femre), shfryn ai, “ajo ishte e dashura ime. Ne e dashuronim njëri-tjetrin”. Dhe më pas, vijnë historitë e tij për tre zonjat japoneze dhe foto të shumta të tij në Pacifikun e Jugut, rrethuar nga banjat e mrekullueshme e mospërfillëse me kurora lulesh. E veçantë mbetet edhe njohja e tij me bashkëshorten e tij japoneze.

U martova me bijën e një koleksionisti

Vepror Hasani

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf