Haliti: Si manipuluan 10 gjimnazistë që i detyruan të firmosin kritikën aktakuzë kundër meje

797
Sigal

Ekskluzive/Poeti Faslli Haliti rrëfen si e shpallën antiparti për poemën ‘Dielli e rrëkerat’ dhe ndëshkimin prej saj

Roli i Kadaresë, Agollit, Fatos Arapit, Xhevahir Spahiut e Kiço Blushit në vlerësimin e  poemës anti…

(Vijon nga numri i kaluar)

Poeti Faslli Haliti, poema e të cilit u “sekuestrua”  nga Dega e Brendshme si nxirëse e realitetit, nuk ka vënë mend, por me poemën në dorë, takon Dritëro Agollin që ishte Sekretar i Lidhjes dhe poetin Fatos Arapin. Dritëro Agolli i thotë se, poema është e mirë, por ka ndonjë problem që duhet parë, ndërsa Fatos Arapi e pëlqeu poemën, e quajti të guximshme, por i bëri një vërejtje për titullin,vërejtje, të cilën Haliti e  pranoi dhe e realizoi. Atje në kolegjiumin  e gazetës “Drita”, kur poema po diskutohej, nëse duhej apo nuk duhej botuar, dikush  e cilësoi atë si një  poemë të poshtër, të ndyrë,- i tha Fatos Arapi që ishte anëtar i kolegjiumit të gazetës “Drita”. Por poeti e dërgoi poemën në gazetën “Zëri i Rinisë” dhe, më 16 dhjetor 1972,  poema u botua… Sulmin e paprecedentë  ndaj tij nën dirigjimin e forumeve partiake, e marrin në “dorë” 10  gjimnazistë  lushnjarë  (talente të reja), të cilët firmosin një kritikë- akuzë kundër poemës së tij… Peripecitë dhe kalvarin që vuajti në këtë kohë, poeti e rrëfen në intervistën e tij në vazhdim…