Arben DUKA / Ahmet Zogu apo Enver Hoxha?!

2199
Sigal

Po qan Jozefina,

Me oi-oi,

Se nuk bëri dot,

Parlament të ri!

 

Vetë na kishte thënë,

Vetulla kurorë,

Do ta kishim gati,

Për njëqind vjetorë!

 

Edhe xha Saliu,

Duket ka marrë kum,

Se nuk ndërtoi,

Dot atë stadium!

 

Do ngrinte të riun,

Ky arush i malit,

Vetëm për të hequr,

Emrin e Qemalit!

 

Emrin e Qemalit,

Të kryedëshmorit,

Si sfidë kundër luftës,

Stadium i Doktorit!

 

E njëjta logjikë,

E sundon Doktorin,

Dhe Kuvend’ i ri,

Sfidë për Diktatorin!

 

Puna e Enverit,

Është e ngatërruar,

Po me Qemal Stafën,

Ç’pate i shkalluar?!

 

Salës për së prapthi,

I punojnë kandarët,

Mohon Qemal Stafat,

Larton tradhtarët!

 

Gjumi nuk e zë,

Nuk e zë Pinokun,

Pa e parë statujë,

Këtu Ahmet Zogun!

 

Statujën e Zogut,

Kot e ngre o lumë,

I takon Enverit,

Njëmijë herë më shumë!

Njëmijë herë më shumë,

Bile edhe më tepër,

Po kompetent Sala,

S’mat dot me një metër!

 

Sala me të vjedhur,

Ka korrur fitore,

Ndaj si t’i dojë qejfi,

Peshon me peshore!

 

Ka njëqind vjetori,

Ngjyrat e ylberit,

Gjysma e njëqindës,

Është kohë e Enverit!

 

Unë s’jam komunist,

Ti ke qenë Sali,

Po nuk i ç’bën dot,

Kaq vjet histori!

 

Pesëdhjetë janë shumë,

Dhe ty nuk të falet,

Qe koha që ty,

Të zbriti nga malet!

 

Të zbriti nga malet,

Të bëri doktor,

Dhe për pak të futi,

Brenda në oborr!

 

Ne dhe mund të bëjmë,

Dialog së toku,

Ç’ka bërë Enver Hoxha,

Ç’ka bërë Ahmet Zogu!

 

Ti je i Enverit,

Dhe fort mirë e di,

I mjafton veç lufta,

Të ndrijë në histori!

 

Shqipëria jonë,

Të jesh i besueshëm,

Ka pasur zhvillim,

Të paimagjinueshëm!

 

Ty ta shpunë dritën,

Gjer në Viçidol,

Një të tillë pushteti,

S’i thuhet Gogol!

 

Të mira-të liga,

Ka pasur patjetër,

Duhet që të gjitha,

Të shkruhen në letër!

 

Janë histori,

Ato 50 vjet,

Pastaj çdo njeri,

Le të gjykojë vet!

 

Me referendum,

Vendosim së toku,

Sa vlen Enver Hoxha,

Sa vlen Ahmet Zogu!

 

Neve s’mund të kemi,

Një logjik me derrat,

Dhe për një inat,

Të mohojmë vlerat!

 

Kishte plot probleme,

Dhe në diktaturë,

Po koha e Zogut,

Që karikaturë!

 

Ju hiqni Enverin,

Unë ju heq Ahmetin,

Dhe kështu s’na mbetet,

Histori për shtetin!

 

Kështu 70 vite,

Do kenë avulluar,

Dhe kohë e Saliut,

Akoma s’është shkruar!

 

Ndaj nga njëqind vjetët,

More tu ngjat jeta,

Mbetet të kujtohet,

Vetëm Dymbëdhjeta!

 

Po ta shohim punën,

Shtruar edhe hollë,

Veç Ismail Qemali,

Mbetet i panjollë!