Fatosh VOSHTINA/ Në Ankona, me përfaqësues të Aleatëve në 70- vjetorin e çlirimit nga fashizmi

142

Historia e rezistencës 70- vjeçare e çlirimit nga nazifashizmi në takimin e forumit të shoqatave antifashiste partizane

Përfaqësues të vendeve aleate, drejtues të shoqatave antifashiste partizane, morën pjesë këto ditë në programin e festimit të 70- vjetorit të çlirimit të Italisë dhe Ankonës. Në kuadrin, e të cilës zhvillon punimet edhe forumi permanent i shoqatës antifashiste partizane i Adriatikut dhe Jonit si dhe Institutit të Historisë të qyteteve bregdetare të Adriatikut dhe Jonit  në bashkëpunim me rajonin e Morkes. Ku më datën 22.04.2014 Presidenti i Forumit Permanent, Leonardo Animali në mbrëmje paraqiti programin e festiv për datën 23,24 dhe 25 Prill. Ku marrin pjesë delegacione nga Morke, Sllovenija, Kroacia, Shqipëria, Mali i Zi, Greqia dhe Serbia, e cila e ka për herë të parë prezencën e saj në Forum. Nga Shqipëria, dy anëtarët e forumit Fatosh Voshtina dhe Luan Fico ish- partizanë, veteranë. Në datën 23 paradite të gjithë anëtarët e forumit së bashku me pjesëmarrës të tjerë lëvizën për në qendër të Ankonës në sheshin “Pione”. Ku ishte ngritur edhe një podium i zbukuruar me flamuj rreth tij ishin studentë, nxënës dhe veteranë. Banda e qytetit ekzekutonte pa ndërprerje marshe dhe melodi të zgjedhura. Ku në rrugën “Esino e Konka” policia ndalonte trafikun, kur pjesëmarrësit kalonin për të vendosur kurora në vendin e të rënëve. Mbas mbarimit të ceremonisë së kurorave u kthyem në sheshin “Pione”. Fjalën e mori Kryetarja e Bashkisë e Ankonës, znj. Valeria Mançinelli, ku evokoi rezistencën antifashiste të popullit të Ankonës dhe Marke. Mbas asaj e morën fjalën me radhë disa vajza dhe djem nga shkollat e mesme të qytetit duke recituar poezi dhe episode të rezistencës antifashiste në fund, një fotografi me kryetaren e bashkisë pranë podiumit dhe bandës. Mbasditja e 23 Prillit iu kushtua një seminari informativ për studentët e instituteve të ndryshme me temë: “Për një pedagogji për rezistencën dhe për memorien demokratike”. Ku foli profesor Raffaelo Montagazzo nga universiteti i Milanos “Bicoça” dhe profesor Hans Kopi nga Berlini me temën “Për ju studentë të hidhni hapa për forcimin e paqes”. Në datën 24, aktiviteti filloi në orën 9:00 në teatrin “Muse”, ku përveç pjesëtarëve të Forumit merrnin pjesë edhe studentë të universiteteve të ndryshme të Ankonës. Në podium ishin përfaqësues të të gjitha shteteve të Adriatikut dhe Jonit pjesëmarrës me moshë të re. Ku përshëndeti dhe pjesëmarrësi i grupi tonë, i riu Miri Kraja, i cili tregoi për punën që bëhet me të rinjtë e të rejat për memorien e rezistencës, pengesat dhe detyrat që realizohen dhe për organizimin e punëve  me të rinj të shkollave dhe universiteteve. Pasdite në sallën e teatrit “Muse” u mbajt mbledhja solemne zyrtare për festimin e 70- vjetorit të çlirimit të Italisë dhe rajonit të Marke. Aty merrnin pjesë personalitete të rajonit të qytetit të Ankonës, komunave ANPI nacional, ANPI Market dhe gjithë anëtarët e Forumit permanent. Folën me radhë Kryetarja e Bashkisë Valeria Mançinelli, vajza e një ish- partizani të Lëvizjes Antifashiste, pas saj, fjalën e mori Vilmas Hanti, Presidenti i Rezistencës internacionale F.I.R, me orgjinë nga Hungaria i porsa kthyer nga pritja tek Papa i Romës. Ku në fjalën e tij theksoi se, në Hungari regjimi i Viktor Orban ka bllokuar të drejtat demokratike të popullit. Mbas tij, fjala iu dha edhe Fatosh Voshtinës nga Shqipëria, i cili mbajti fjalën e tij. Mbasandaj e morën fjalën me radhë përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse nga Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia, Serbia dhe Greqia. Më vonë e mori fjalën Presidenti i Forumit Permanent Leonardo Animali, Presidenti i ANPIt nacional (Italisë) Carlo Smurralia, në fund e mori fjalën Presidenti i rajonit të Markes, z.Giani Mario Scapa, i cili u ndal për rrugën heroike të ndjekur gjatë betejave të forcave antifashiste të rajonit të Markes dhe forcave anglo-amerikane për çlirimin e Italisë dhe rajonit të Markes. Mbas mbarimit të ceremonisë zyrtare, po aty në teatrin “Mose” u shtrua një koktej për pjesëmarrësit e Forumit Permanent, në sallën e katit të 7-të, ku para shikuesve u shpalos një pamje shumë e bukur me dritat e qytetit të Ankonës. Mbas koktejit zbritëm në sallën e teatrit, ku u dha një koncert me temën “Partizani”, ku përfshiheshin memoria orale dhe muzikore nga rezistenca antifashiste europiane. Të nesërmen më datën 25 Prill në orën 10:00 në sheshin e IV Nëndorit në monumentin e të rënëve në të kaluarën u zhvillua ceremonia e festive për çlirimin e Italisë dhe rajonin e Markes. Merrnin pjesë autoritetet më të larta të rajonit dhe të qytetit si dhe ne pjesëtarët e Forumit dhe populli i Ankonës.  Nën tingujt e himnit kombëtar të ekzekutuar nga banda e qytetit Presidentja e dhomës “Prefektja”  Laura Blodrini e shoqëruar nga Komandanti i Shkollës së Marinës Luftarake,  vendosën në piedestalin e të rënëve kurora me lule. Ku iu dha fund dhe aktivitetit të zhvilluar në 70- vjetorin e çlirimit të Italisë dhe Ankonës.

PËRSHËNDETJA E SHQIPTARËVE

I dashur President i rajonit të Marke SKAPA! Të dashur miq e shok të ANPI e të Marke, në këtë festë të madhe të Ankonës dhe të Italisë.

Të dashur shokë antifashistë dhe pasardhës të  ish- partizanëve luftëtarë të kësaj lufte të madhe për çlirim. Unë jam Fatosh Voshtina ish- partizan shqiptar, anëtar i Forumit Permanent të Ankonas për detin Adriatik dhe Jon, Kryetar i Shoqatës së Marinarëve Ushtarakë, ish- partizan-veteran. Ju them sinqerisht se jam shumë i lumtur që marr pjesë në këtë ceremoni festive të çlirimit të Ankonas dhe gjithë Italisë. Kjo është edhe festa jonë sepse ne nuk mund të harrojmë partizanët antifashistë italiane, të cilët mbas Amnistisë morën pjesë në brigadat tona partizane, madje, jo vetëm kaq, por krijuan edhe batalione të tillë si “Antonio Gramshi” dhe “Mateoti”, të cilët luftuan heroikisht së bashku me ne, në betejën e Beratit, Gjirokastrës dhe në betejën për çlirimin e Tiranës, kundër okupatorit nazist. Por regjimi i Berishës, që nxiste kriminelët e luftës dhe pasardhësit e tyre kundër historisë heroike për çlirimin e vendit dhe anuloi edhe datën e  çlirimit 29 Nëntor 1944 si festë të Çlirimit të Shqipërisë. Regjimi i tij e zhyti vendin tonë në një gropë të thellë të korrupsionit dhe krizës me një borxh të jashtëm prej disa miliarda dollarësh. Për më tepër, për shumë vite ka sulmuar historinë tonë me poshtërime dhe fshikullime. Në rajone ka nxitur prishjen e shumë lapidarëve, muzeve dhe monumenteve të tjera përkujtimore të luftës për çlirim dhe pothuajse i anuloi të gjitha të drejtat e veteranëve të luftës, ato veteranë, të cilët e gjithë bota i ka si ikona. Ju e keni marrë vesh se pas zgjedhjeve politike të 23 Qershorit të vitit që kaloi në qeverisjen kanë ardhur forcat e majta dhe Kryeministër Edi Rama, një qeveri e vërtetë demokratike, e cila me ndihmë e partnerëve ndërkombëtare po bën të gjitha përpjekjet për të nxjerrë vendin nga kriza, në të cilën e la Berisha. Më së fundmi, qeveria e re socialiste e mbështetur nga të gjitha forcat e majta të vendit, po punon jo vetëm për vendosjen e rregullit në ekonomi, por gjithashtu, edhe për të vendosur në lartësinë e duhur historinë heroike të luftës për çlirimin e vendit dhe për të rindërtuar simbolet e monumenteve të shkatërruara të hapura dhe të dëmtuara. Duke bashkëpunuar me Komunitetin e Veteranëve të LANÇ-it, duke pasur një program për festimin e 70-vjetorit të çlirimit të vendit  dhe për të festuar me madhështi këtë festë më 29 Nëntor të këtij viti. Ne i jemi mirënjohës Italisë që trajtoi si miq qindra mijëra shqiptarë emigrantë, duke i strehuar dhe sistemuar në punë. Por, edhe ju nuk duhet te harroni sakrificat e popullit, i cili sipas thirrjes të bërë nga Fronti Antifashist Nacional  që të strehonte 22 mijë italianë, që mbetën rrugës pas amnistisë t’i strehonte dhe t’i trajtonte si njerëz të shtëpisë. Dua të nënvizoj se në atë periudhë një popull, 1 milion banorë formoi 28 brigada partizane dhe në beteja lanë 28 mijë martirë. Por e rëndësishme është se çlirimin e vendit e bëmë me forcat tona pa ndërhyrjen e ndonjë force të huaj. Pa e nënvlerësuan ndikimin e boshtit anglo-sovjeto-amerikan në Luftën e Dytë Botërore për çlirimin e popujve nga nazifashizmi.  Një veçori tjetër, që nuk ka ndodhur në vende të tjera është fakti se mbas çlirimit të vendit ne dërguam dy divizione partizane, të cilët kaluan kufirin shtetëror, duke i ndjekur me luftë trupat e armatës “E” gjermane, që po tërhiqeshin nga Ballkani deri në Vishograd të Bosnjes në bashkëpunim me aviacionin anglez. Ne jemi i vetmi shtet që shoqëruam për në Itali të gjithë ish- partizanët italianë, me një ceremoni festive me flamurin armatimet, dekoratë dhe nderimet në këtë ceremoni të organizuara nga qeveria jonë. Një nderim të madh për martirët partizanë italianë dhe për ushtarët anglo-amerikanë të rënë në betejë për çlirimin e Italisë e Ankonës. Atëherë bërtasim bashkërisht “Rroftë festa e çlirimit të Italisë dhe Ankonës”. Ju faleminderit për vëmendjen.

Ankona, 24.04.2014