Zuckerberg pasi bëhet baba, do të shesë 99% të aksioneve për bamirësi

415
Sigal

Mark Zuckerberg, një nga themeluesit e rrjetit social Facebook, dhe bashkëshortja e tij Priscilla Chan thonë se ata do të japin 99% të aksioneve të tyre në kompani për të ndihmuar në kauza të ndryshme pasi njoftuan për lindjen e vajzës së tyre Max.
Zuckerberg e bëri njoftimin në një letër drejtuar Max në faqen e tij në facebook.
Ai tha se ata do t’ia dhurojnë pasurinë e tyre Iniciativës së Chan Zuckerberg sepse ata duan ta bëjnë botën një vend më të mirë ku vajza e saj Max të rritet.
Shuma e donacionit arrin vlerën e 45 miliard dollarë, pasi kaq është vlera aktuale e Facebook.
Megjithatë, aksionet nuk do të dhurohen për bamirësi menjëherë, por gjatë rrjedhës së jetës së çiftit.
Max lindi javën e kaluar, edhe pse lindja e saj u bë publike të martën.
Në letrën e tij Zuckerberg tha se qëllimi i Iniciativës së Chan Zuckerberg është të zhvillojë potencialin njerëzor dhe të promovojë barazinë për të gjithë fëmijët e brezave të ardhshëm.
Fushat primare ku ata do të fokusohen janë mësimi i personalizuar, kurimi i sëmundjeve, lidhja e njerëzve dhe ndërtimi i komuniteteve të forta.