Zgjedhjet parlamentare fitohen nga opozita konservatore në Kroaci

156
KROACI- Opozita konservatore e Kroacisë ka marrë fitoren në zgjedhjet parlamentare, të parat pasi vendi u bë pjesë e BE-së në vitin 2013. Rezultatet tregojnë një fitore të ngushtë të partisë Bashkimin Demokratik Kroat që ka fituar 61 vende në parlamentin me 151 vende.
Lideri i kësaj partie Tomislav Karamarko ka thënë se kjo fitore iu jep atyre përgjegjësinë për të drejtuar vendin, që sipas tij po kalon kohë të vështira. 
Partia e qendrës së majtë Social Demokrate e drejtuar nga Zoran Milanoviç, dhe aleatët e saj kanë fituar 53 vende në parlament. Rezultatet e pjesshme sugjerojnë se blloku nuk ka fituar shumicën absolute në zgjedhjet e 8 nëntor, për të udhëhequr e vetme, me vendin. Kështu duhet të formohet një koalicion. “Kroacia ka vendosur për një ndryshim. Ne nuk mund ta bëjë këtë vetëm”, deklaroi Milanoviç.
Analistët thonë se një kthim në pushtet i konservatorëve mund të ndikojë në fluksin e migrantëve që janë duke kaluar nga Kroacia, për në vendet tjera të BE-së. Që nga shtatori, në Kroaci kanë hyrë më shumë se 330 mijë migrantë, nga Lindja e Mesme.