Udhëzim i ri i MF, Cani: Auditimi i biznesit të madh do të bëhet nga kompani të huaja

722
Ministri i Financave Shkëlqim Cani tha se auditimi i biznesit të madh do të bëhet nga kompani të huaja. Kjo sipas Canit, jo për ti hequr drejtimin organeve të tatim-taksave, por që taksidarët mos shkojnë tek biznesi dhe për të ulur nivelin e rsikut.
Cani: Bizneset e mëdha u hapet hapësira për të ulur nivelin e riskut të tyre, nëse do të pranojnë, kundrejt një udhëzimi që do të dalë nga Ministria e Financave, që auditimi i biznesit të tyre, (pjesa fiskale le të themi) të realizohet nga kompani ndërkombëtare të njohura për të zëvendësuar sa më shumë, por pa ja hequr të drejtën finale organeve të tatim-taksave për të kontrolluar auditorin ndërkombëtar, por që mos vinë takisdarët tek ju, por të realizohet auditi fiskal me anë të auditimit të kompanive të mirënjohura ndërkombëtare.
Kreu i Financave tha se përshtatja e projektligjit të ri parashikon që deri në 31 mars 2016 biznesi i madh të punojë me fatura për individët.
Cani: Them që së dyti ky ligji i ri ose përshtatja e ligjit ka edhe një element tjetër, atë që deri në 31 mars 2016 biznesi me shumicë ka mundësi të faturojë ose të punojë me kasën fiskale me individe për masën deri 10%. Ndryshe nga tradita e keqe ne e ndryshpojmë këtë traditë, lejojmë deri në mars të vitit tjtetër që biznesi i madh të leshojë kupona tatimore për individët, dhe pas 1 prillit mos punojë me me kupona tatimorë, por këtë detyrë tja lerë biznesit të vogël që është puna e tij, ndërkohë biznesi i madh të përshtatet për të hapur shitjen e tij me pakicë, por të ndarë nga ai me shumicë.
Sigal