Zgjedhjet në Rusi, ja kush do të jetë gazetarja që do kandidojë përballë Vladimir Putin

548
Në muajin mars të vitin që vjen në Rusi do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme presidenciale. Teksa në dukje Vladimir Putin nuk duket se ka kundërshtar në drejtimin e vendit të tij, në të vërtetë përballë do të ketë një gazetare.
Ajo është Ksenia Sobchak, e cila tha se do të përfaqësoje ata që nuk mund të jenë kandidatë. “Nuk më pëlqen revolucioni, por jam një organizatore e mirë,” shkruan Soback.
Gazetarja është vajza e një prej ish-miqve të Vladimir Putin, kryebashkiakut të ndjerë të Shën Peterburgut, Anatoly Sobchak.
Sochak i habiti të gjithë kur doli në protesta kundër Vladimir Putin në vitin 2012, dhe ajo tha se do të mbështesë liderin opozitar Alexei Navalny, i cili është ndaluar të garojë.


Sigal