Avion kinez del nga pista dhe merr flakë, duke plagosur 36 persona

145
Sigal

Një avion kinez pasagjerësh doli nga pista gjatë ngritjes dhe mori flakë, dhe më shumë se tridhjetë persona u plagosën gjatë evakuimit.

Avioni “Airbus A319-115” i kompanisë “Tibet Airlines” u ngrit nga Chongqing në juglindje të Kinës për në qytetin Nyingchi në rajonin e Tibetit. Në aeroplan kishte 113 pasagjerë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit.

“Gjatë ngritjes, ekuipazhi zbuloi një problem në aeroplan dhe ndaloi ngritjen në përputhje me procedurat. Avioni doli nga pista dhe mori flakë kur motori u përplas në tokë”, tha dega rajonale e Administratës Kineze të Aviacionit Civil.

Dy orë pas aksidentit, aeroporti njoftoi se fluturimet po vazhdonin dhe se po hetohet. Njëra nga tre pistat mbeti e mbyllur.

Sipas platformës kineze për gjurmimin e fluturimeve të Warflight, avioni është nëntë vjeç e gjysmë.

Incidentit i parapriu rrëzimi i një Boeing 737 kinez në Kinën jugperëndimore më 21 mars, kur të gjithë 132 personat në aeroplan humbën jetën. Hetimet për aksidentin janë ende në vazhdim.