Nuk arrihet koalicioni qeverisës në Turqi, priten zgjedhje të reja

459
Partitë turke nuk kanë rënë dakord për të formuar një koalicion qeverisës, që do të shmangte zgjedhjet e reja në vend. Presidenti Recep Taip Erdogan njoftoi ditën e sotme se Turqia do të zhvillojë zgjedhje të reja, të cilat mund të bëhen më datë 1 nëntor. Ky vendim mbërrin pas dështimit të kryeministri Ahmet Davutoglu për të siguruar një koalicion të qëndrueshëm që do të kishte numrat e nevojshëm në parlament për të ngritur dhe mbështetur qeverinë e re. Bisedimet për formimin e një koalicioni me nacionalistët e MHP dhe me qendrën e opozitës, CHP dështuan. Partia e Erdogan, që tashmë drejtohet nga Davutoglu, humbi mazhorancën që mbante prej 12 vitesh pas suksesit të partisë kurde HDP.
Sigal