Sportelet e pasaportave, hapur edhe ditën e shtunë

510
Ministria e Brendshme njoftoi se sportelet e aplikimeve për pasaporta biometrike do të qëndrojnë të hapura dhe ditën e shtunë, datë 22 gusht. Orari i punës këtë ditë do të nisë në orën 08:30 dhe do të zgjasë deri në mesditë, por nuk do të mbyllen nëse në sportel do të ketë ende persona që presin në radhë. Ministria sqaron se kjo masë do të qëndrojë në fuqi edhe fundjavat në vijim për të përballuar fluksin e personave që kërkojnë të pajisen me pasaporta, që kryesisht janë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit dhe që e kanë të kufizuar kohën për nxjerrjen e pasaportës.
Sigal