Një person i cili dyshohet të jetë nga Shqipëria, mbeti i vdekur pas një grabitje të ndodhur në orën 4 të mëngjesit në Itali.
Një grup hajdutësh vodhën një dyqan duhani në Ponte Filcino, duke u larguar më tej me një Audi brenda të cilit vendosën cigaret por edhe disa karta gërvishtëse lotarie. Pronari i dyqanit në tentativë për të ndalur grabitësit, është përleshur me ta dhe është dëmtuar nga makina e autorëve, teksa menjëherë ka njoftuar karabinierët.
Policia ju vu në ndjekje, por nga ana e grupit të grabitësve pati të shtëna me armë të cilave ju kundërpërgj edhe policia. Grabitja shkoi keq dhe nga të shtënat mbeti i vrarë një prej autorëve, i cili sipas mediave italiane dyshohet të jetë shqiptar.
Pjesa tjetër e bashkëpunëtorëve të tij u arratis pasi braktisën makinën Audi A4, në rrugicat e një fshati pranë dyqanit që ra pre e grabitjes. Viktima u gjet i pajetë në pjesën e pasme të Audit, i braktisur nga bashkëpunëtorët e tij. Me qëllimin për ti shpëtuar policisë, autorët lanë në makinë edhe cigaret e vjedhura.





















