Droga e sekuestruar në Babicë dhe dosja “Habilaj”, kryeprokurori Llalla shkon me urgjencë në Vlorë

534
Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik llalla, ka mbërritur me urgjencë paraditen e sotme në Prokurorinë e Vlorës. Kjo lëvizje e kryeprokurorit vjen pas sekuestrimit të një sasie të madhe kanabisi në Babicë të Vlorës, e cila dyshohet se i takon bandës së Habilajve.
Llalla është pritur nge prokurori Ramadan Troci, dhe gjatë takimit pritet të diskutohet edhe për dosjen “Habilaj” dhe përgjimet e trafikantëve nga autoritetet italiane.
Në këtë takim, kryeprokurori Llalla shoqërohet nga drejtues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Mësohet se pas këtij takimi, kreu i Prokurorisë së Përgjithshme do t’i drejtohet edhe Prokurorisë së Lushnjës.
Sigal