Vuçiç: BE tregoi dobësi, Serbia gati të pranojë kuotat e emigrantëve

464
Kryemisnitri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kritikon Bashkimin Europian për menyrën se si po e trajton krizën e madhe të klandestinëve, duke u shprehur se në momentin më kritik, Unioni nuk tregoi vlerat e duhura europiane. “Bashkimi Europian tregoi një lloj dobësie. Shumë vende kërkuan të përfitojne në makismum nga fondet e unionit, por këta të fundit në pengesën e parë, kur ato u përballën me veshtrësite e para, në vend që të tregonin vlerat reale të bashkimit, nuk ishin gati për këtë,” tha Vuçiç.
Ai shprehet i gatshëm të kontribuojë në këtë situatë të vështirë, duke thënë se Serbia nëse ja kërkojnë do të pranojë kuotat e emigrantëve, pavarësisht se nuk është vend anëtar i Bashkimit Europian.
Vuçiç: “Ajo që ne presim nga Evropa, nga Bashkimi Evropian, është një zgjidhje gjithëpërfshirëse. Ne nuk duam të shmangim detyrimet tona në të ardhmen, duam të jemi pjesë e zgjidhjes së krizës dhe madje po e bëjmë që tani, kemi treguar mbështetjen tonë dhe duam të ndihmojmë edhe në të ardhmen. Kjo do të thotë që ne nuk jemi pjesë e Bashkimit Europian, por nëse dikush do të thoshte veproni si të ishit të tillë, duhet të merrni pjesën tuaj të barrës mbi supe, le të themi të marrim një, dy ose tre mijë klandestinë si kuotë, ne do ta bëjmë, ne do ta pranojmë. Dhe siç mund ta shihni, nuk është një mbase, apo ndoshta. Me ne është e thjeshtë, dhe këtë nuk ja fsheh as vendit tim Serbisë, sepse unë nuk marrë në konsideratë mendimin e atyre njerëzve që duan të vendosin tela perrteh vendin tone. Unë e urrej atë lloj qasje dhe kurrë nuk do të pajtohen me këtë”
Në fund Vuçiç jep këtë mesazh: “Kjo barrë duhet të jetë e përbashkët dhe të merret përsipër nga të gjitha vendet e Bashkimit Europian, madje edhe nga vende që nuk janë pjesë, siç eshte vendi im. BE duhet të veprojë në fillim brenda Sirisë dhe Turqisë dhe më pas të nis ndarja e azilantëve të luftës dhe atyre ekonomik. Gjithsesi ne gjithmonë jemi të gatshëm të mos përhapim panic apo të mos shkaktojmë një lloj histerie siç po bëjnë disa vende të tjera”
Sigal