Vrasja e Invanoviç, Haradinaj: Ftojmë FBI të hetojë për ngjarjen

666
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç, ndërsa i bëri thirrje FBI-së që të hetojë për ngjarjen. Teksa dënoi tendencën për të shfrytëzuar politikisht rastin e vrasjes së politikanit.
Duke folur pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Haradinaj tha se ky krim është rezultat i rezultat i involvimeve ilegale që ndodhin në veri nga instanca jashtë vendit. Ai tha se nëse ka nevojë, mund të ftohet për të ndihmuar në hetimin e rastit Byroja Federale e Investigimit (FBI). “Policia e Kosovës ka marrëdhënie të mira me plot organizata, dhe nëse ka nevojë për ndihmesë do ta ftojmë FBI-në”, tha Haradinaj.
Lideri i Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP) në Kosovë, Oliver Ivanoviç, nuk u ka mbijetuar plagëve, pas sulmit ndaj tij me armë zjarri, në mëngjesin e së martës. Sulmi ndaj Ivanoviçit kishte ndodhur para zyrës së tij.
Sigal