Breshër dhe përmbytje në Arabinë Saudite

Arabia Saudite është goditur nga breshëri. Fenomeni i pazakontë për këtë zonë të globit vjen ndërsa Irani dhe Iraku janë përfshirë nga reshjet.
Në videon e mëposhtme shfaqen momentet e breshrit, kokrrat e të cilit kishin përmasat e një topi pingpongu.
Moti ekstrem ka përfshirë vendin që nga data 28 tetor, ndërsa presioni i ulët atmosferik është përqendruar në pjesën veriore të Gjirit Persik.
Meteorologët kanë parashikuar se në zonën e Detit Arabik do të ketë dy ditë reshje intensive shiu, në një sasi të tillë që në këtë pjesë globit bie gjatë 8 viteve.
Sigal