Sigal

Jamal Khashoggi, gazetari nga Arabia Saudite, vdiq gjatë një vizite më 2 tetor në konsullatën saudite në Stamboll. Presidenti turk Erdogan ka deklaruar se gazetari ishte viktimë e një “vrasjeje politike” të planifikuar me kujdes nga oficerë të shërbimeve sekrete saudite dhe zyrtarë të tjerë.

Por dyshimet në lidhje me Arabinë Saudite, janë mohuar krejtësisht nga Princi i cili ka deklaruar se nuk kanë pasur të bënin me atë ngjarje dhe madje do të gjendet fajtori.

Duke folur në një forum biznesi në Riad, Muhammed bin Salman u shpreh se “krimi ishte i dhimbshëm për të gjithë sauditët” dhe nuk do të kishte kurrë një përçarje me Turqinë.

Princi i kurorës u zotua se do të dënonte të gjithë fajtorët përgjegjës për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në Turqi.