Përmbytet gomonia me emigrantë, të paktën 130 të zhdukur në brigjet e Libanit!

149
Sigal

Të paktën 130 persona pretendohet se kanë mbetur të vdekur në brigjet e Libisë, pasi dyshohet se anija që po transportonte emigrant drejt Evropës, është mbytur.

Sipas mediave të huaja, anija SOS Mediterranee, raportoi se ka gjetur mbetjet e një gomoneje, e cila supozohet se ka mbajtur të paktën 130 persona.

Ekuipazhi i kësaj anije tha se s’kanë gjetur asnjë person të mbijetuar, ndërsa deri tani, janë parë vetëm 10 persona të mbytur.

Dyshohet se gomonia ka lundruar në një det të trazuar, e kjo është bërë shkak i përmbytjes së gomones dhe mbytjes së pasagjerëve.

Kontrabandistët shpesh “paketojnë” familje të dëshpëruara në gomone që ngecin përgjatë rrugës së rrezikshme të Mesdheut Qendror.