Vjedhja spektakolare e 42-vjeçares, merr me qera Lamborghinin 250 mijë paund dhe zhduket

83
Një grua irlandeze rreth 40 vjeçe mori me qera një makinë sportive Lamborghini, e cila kushton 250 mijë paund dhe është zhdukur në mënyrë të mistershme.
Ajo e mori makinën me një kartë identiteti e cila dyshohet se ishte e falsifikuar.Gruaja i kishte thënë përfaqësuesit të kompanisë tha se do të shkonte me makinë në Strasburg për një takim, por makina është gjurmuar duke udhëtuar nga Zvicra në Londër.

Por nga gjurmimi i GPS makina u pa në një park në Tottenham dhe më pas u zhduk, lajmëroi kompania

“Policia britanike nuk ka bërë ende asgjë”, tha drejtori menaxhues i kompanisë madje ata ofruan 5 mijë franga zvicerane për këdo që gjen automjetin.