Turqi, del nga burgu pas pandemisë së koronavirusit, babai masakron vajzën 9-vjeçare

274
Sigal

Në Turqi një burrë 33-vjeçar, Muslum Aslan, ka vrarë vajzën e tij menjeherë sapo është liruar nga burgu. Sipas asaj që raportojnë mediat lokale, burri kishte dalë nga burgu pas amnistisë, që ka detyruar lirimin e të burgosurve për shkak të tejmbushjes në burgje dhe si masë në luftën kundër koronavirusit.

Burri ishte në burg prej një viti dhe kishte përfunduar aty pasi kishte goditur me thikë bashkëshorten Rukiye Aslan dhe tani ishte rikthyer për të masakruar me grushte vajzën 9-vjeçare Ceylan.
Sipas asaj që raportohet, burri sapo kishte dalë nga burgu, kishte shkuar në shtëpi për të parë 3 fëmijët e tij dhe pas pak kohësh ka vrarë vajzën 9-vjeçare. Vogëlushja është dërguar në spital, por ka vdekur si pasojë e plagëve të marra. Pas vrasjes së vajzës Muslum është larguar por arratisja e tij ka zgjatur shumë pak dhe është arrestuar sërish nga policia.

Vrajsa e 9-vjeçares ka ngjallur zemërim në aktivistët e të drejtave të femrave, që kanë protestuar kundër lirimit të kriminelëve, autorë të dhunës në familje,

“We Will Stop Femicide”, një organizatë që promovon fushata kundër dhunës në familje ka kërkuar të merren masa të menjëhershme për të mbrojtur gratë dhe fëmijët nga dhuna pas amnistisë. Organizata ka pranuar që të paktën 29 femra janë vrarë pas 11 marsit, kur Turqia komunikoi rastin e saj të parë me COVID-19, deri në fund të marsit.