Covid-19/ 41 raste të reja dhe dy viktima në 24 orë në Maqedoninë e Veriut

272
Sigal

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë bërë gjithsej 728 teste dhe 41 prej tyre kanë rezultuar pozitivë, ndërsa janë regjistruar edhe dy viktima.

Vijojnë të rritet me ritme të ndjeshme numri i personave të prekur me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Autoritetet shëndetësore raportojnë se në 728 teste të realizuara në 24 orët e fundit, ku 41 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Gjithashtu janë raportuar dhe 2 viktima të tjera, duke e çuar numrin total të viktimave në 59 raste.

Deri tani në Maqedoninë e Veriut raportohen 1367 persona të infektuar me virusin e ri.