Visar Ymeri kreu i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, me 96 % të votave

438
Sigal

Visar Ymeri është kryetari i ri i Lëvizjes Vetëvendosje. Pas zgjedhjeve brenda partisë Visar Ymeri është votuar me 96%, ndërsa do të jetë në krye të VV  për 3 vitet e ardhshme.

Zgjedhjet u zhvilluan në fundjave, në datat 21 dhe 22 shkurt, ku anëtaret e këtij subjekti votuan sipas parimit, një anëtar, nje votë, në 200 vendvotime në Kosovë dhe disa qëndra të Diasporës.

Në këto zgjedhje të brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje, u votua për dy pika: për zgjedhjen e kryetarit të ri të Lëvizjes si dhe ndryshimin statutor në lidhje me mekanizmin e vendimmarrjes, sa i përket koalicioneve në nivel lokal, për ta kaluar këtë kompetencë nga anëtarësia e gjerë te Këshilli i Përgjithshëm.

Pro ndryshimeve statutore,qe kreret e kesaj levizje i cilesuan te domosadshme per lidhjet e koalicionevce te se ardhmes, kane votuar 88 pjesetare me te drejte vote ne kete levizje.

Rezultatet perfundimtare te ketij votimi,pritet te shpallen te dielen me 1 mars gjate mbledhjes se keshillit te pergjithshem te Levizjes Vetevendosje. Ymeri eshte kandidati i vetem ne gare per zgjedhjen e kreut te ri te Levizjes per ta drejtuar kete subjekt ne 3 vitet e ardhshme, duke pasur aktualisht ne kete post, themeluesin e Vetevendosjes, Albin Kurti.