Sigal

Nga Shpëtim Zinxhiria

Vetëm në vitin 2010, përqindja e deportimeve të ekzekutuara për shtetasit shqiptarë arriti 96% të numrit të përgjithshëm të migrantëve të parregullt të deportuar. Emigrantët shqiptarë të arrestuar për hyrje, ose qëndrim të parregullt zakonisht kthehen në Shqipëri sipas marrëveshjes së ripranimit ndërmjet BE-së dhe Republikës së Shqipërisë, e cila hyri në fuqi më 1 maj 2006.

Numri më i madh i te arrestuarve shqiptarë është i vitit 2008 me 72.443 te ndaluar, ndërsa me i ulët i vitit 2015 me 9.628 te ndaluar. Νë total gjatë periudhës 2002-2017 policia greke ka arrestuar 542,396 shqiptarë për qëndrim ilegal.

2002 – 36.827

2003 – 35.789

2004 – 31.63

2005 – 52.132

2006 – 52.132

2007 – 66.818

2008 – 72.443

2009 – 63.563

2010 – 50.175

2011 – 11.743

2012 – 10.927

2013 – 15,389

2014 –   9,677

2015 –   9,628

2016 – 10.324

2017 – 11.161

Por… Sot në kohë krizë që ka mbërthyer Greqinë, emigrantët shqiptarë – burra dhe gra – mund të humbasin statusin e tyre ligjor (qëndrimin e ligjshëm) në çdo kohë nëse një nga bashkëshortët janë të papunë dhe pa të ardhurat e kërkuara për një periudhë të caktuar kohore.

Për 5 muajt e pare te 2008 rojet kufitare greke kanë ndaluar për hyrje të paligjshme mbi 34 mijë shqiptarë.