VIDEO/ Turqi, burri rreh ish-bashkëshorten në mes të rrugës, por shihni çfarë i bëjnë kalimtarët

426

Ky është momenti dramatik kur një burrë godet dhe gjuan pa pushim –ish bashkëshorten e tij. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në një rrugë në Turqi.
Pamjet tronditëse janë publikuar në CCTV dhe sic e shihni në video ai nuk ndalon së gjuajturi –ish bashkëshorten. Ndërkohë ajo bërtet e ulërin duke kërkuar ndihmë.

Në këtë moment, i vjen në ndihmë një kalimtar, i cili godet me kokë burrin dhunues, duke e shtrirë përtokë. Aty u afruan edhe disa persona të tjerë, të cilët i ofruan ndihmë gruas së dhunuar.

“Burri po rrihte gruan e tij. Ajo qante dhe bërtiste”, tha një kalimtar. “Ishte e tmerrshme. Gruaja po bërtiste e shtrirë në tokë. Ajo po përpiqej të mbronte veten.

Kjo dhunë është e papranueshme”, tha një tjetër dëshmitar. Sipas shtypit turk, çifti ishte divorcuar dhe kishte dalë nga një seancë gjyqësore në Stamboll. Burri dhunues u arrestua nga policia për ushtrim dhune.