VIDEO/ Goditja me shqelm në kokë nuk ishte e para, Evra u përlesh edhe më parë me tifozët e Marseille

271
Patrick Evra dhuroi mbrëmë një nga historitë më të pabesueshme në futboll pasi u përjashtua ende pa nisur ndeshja. Francezi goditi me shqelm në kokë një tifoz të skuadrës së tij pasi kishte marrë shumë ofendime për paraqitjet e dobëta gjatë këtij sezoni.
Mirëpo ky nuk ishte episodi i parë mes Evra-s dhe tifozëve të Marseille. 36-vjeçari para se të ndodhte kjo ngjarje kishte tentuar të ‘sqarohej’ edhe më parë me mbështetësit e klubit francez. Ai ishte afruar poshtë tribunës ku qëndronin ata dhe kishte nisur të shtyhej, ndërkohë që nuk nguroj edhe të godiste njërin prej tyre.
Ky episod na risjell në mendje rastin Cantona, francezin tjetër që në një ndeshje të “Premier League” kundër Crystal Palace 22 vite më parë goditi tifozin e skuadrës së tij pas fyerjeve gjatë një aksioni. Kjo solli që ai të dënohej 9 muaj larg futbollit, ndërsa deri më tani për Evra-n nuk është marrë asnjë vendim.