Vazhdon shkrirja alarmante e akullit në Grenlandë

492
Sigal

Shkrirja e akullit në Grenlandë nga viti 1992 ka bërë që niveli i detit të rritet për 10,6 milimetra, kanë bërë të ditur shkencëtarët në një artikull të publikuar në revistën Nature.

Afërsisht 3,800 ton akull është shkrirë nga viti 1992 e deri më 2018 duke bërë që të derdhet në det, e këtë zbulim e kanë publikuar një grup shkencëtarësh – më saktësisht 89 nga 50 organizata ndërkombëtare.

Është konstatuar se Grenlanda humb akull shtatë herë më shpejtë sesa gjatë viteve të 90-ta. E deri te këto konstatime kanë ardhur pas analizimit të imazheve satelitore të filmuara gjatë 26 viteve të fundit.

Këtë studim e kanë udhëhequr Andrew Shepard nga Universiteti i Leeds-it dhe Eric Ivins nga laboratori i NASA-s në Pasadena.

Ata kanë bërë të ditur se nëse akulli vazhdon të shkrihet me këtë shpejtësi në Grenlandë, niveli i detit deri në vitin 2100 do të mund të rritej për 20 centimetra.

Në rrezik nga përmbytjet janë miliona njerëz që jetojnë në zonat pranë brigjeve. Ekspertët rikujtojmë se sot miliarda njerëz jetojnë pikërisht në zona të tilla që janë vetëm 100 metra larg dallgëve të larta, përfshirë 250 milionë tjerë që janë vetëm një metër larg këtij kufiri.

Image