Ulrike Lunaçek: Vizat mund të hiqen. Qeveria të punojë e jo të fajësojë BE-në

481
Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian dhe raportuese për Kosovën, Ulrike Lunaçek deklaroi se vizat mund të hiqen vitin tjetër, por së pari duhet të plotësohen edhe tetë kushtet e mbetura. Ajo, në një intervistë për Radio Kosovën, theksoi se Qeveria duhet të punojë, e jo të fajësojë BE-në.

“Ju garantoj se Parlamenti Evropian do t`i thotë po heqjes së vizave, por përsa i përket ministrave të Brendshëm, siç e thashë, Qeveria e Kosovës duhet të trokasë në dyert e tyre për t’i bindur ata për sa i përket përmbushjes së kritereve. 

Mirëpo, në këto rrethana kur BE-ja po vërshohet nga një numër i madh i refugjatëve, kjo nuk është e thjeshtë. Unë personalisht do të angazhohem fort për heqjen e vizave, por këtë duhet ta bëjë dhe Qeveria e juaj”, ka thënë ajo. Sipas saj, kontributin e saj duhet ta japë edhe opozita dhe jo të bllokojë Kuvendin me gaz lotsjellës.
Sigal